Bora në pranverë mbulon Dibrën
Bora në pranverë mbulon Dibrën. Kompania që ka fituar tenderin e pastrimit të borës me 5 makina pastrimi është në teren dhe bën maksimumin për pastrim e rrugëve të qytetit dhe nëpër fshatra.
Bora në pranverë mbulon Dibrën. Kompania që ka fituar tenderin e pastrimit të borës me 5 makina pastrimi është në teren dhe bën maksimumin për pastrim e rrugëve të qytetit dhe nëpër fshatra.
Takim pune me drejtorin e qendrës për punë sociale z. Kreshnik Paçuku, sekretarin e kryqit të kuq ne Dibër z. Isni Telqiu, koordinatorin e shoqatave humanitare në Dibër z. Nertil Osmani dhe antarët e shtabit operativ komunal z. Reshat Qormehmeti dhe z.Altin Fetahu.
Tema e bisedës ishte koordinimi i punës gjatë pranimit dhe shpërndarjes së ndihmave që vijnë ne Dibër.
U ra dakord që të krijohet një trup i përbashkët humanitar i cili do të bëjë shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas një liste të përbashkët të nevojtarëve. Me këtë do të arihet që në mënyrë të kontrolluar dhe të barabartë të bëhet shpërndarja e ndihmave për të gjitha familjet të cilat realisht kan nevojë.
Mbrojtja dhe shendeti i punetoreve mbi te gjitha.
Kompania “Knauf” ka donuar 30 komplete me veshje dhe paisje profesionale anti bakteriale (çizme, doreza, maska si dhe veshje pvc) për punonjësot e NPK “Standard”!
Aktivitet.
Me situatën e krijuar dhe me përkeqësimin e motit, për t’iu dalur në ndihmë personave që presin për kontrollë,sot, me kërkesë të Spitalit të përgjithshëm-Dibër, në ambijentet e jashtme të saj u vendos çadër pritës. Kjo u mundësua nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim me përfaqësues Admir Gorenca!
Kur dhemb trupi çdo gjymtirë angazhohet për ta ndihmuar atë.
Një krahasim i nevojshëm për të spjeguar solidaritetin e madh që kanë treguar Dibranët, gjithandej, për Dibrën në këto ditë të vështira, njerëz krenarë për prejardhjen e tyre, solidarë për njerëzit e zemrës së tyre, djem të DIBRËS e cila ashtu si shumë fortuna në historinë e saj do ta kalojë edhe këtë, me këtë ndjeshmëri të përzemërt, sot, Grupi Inicues i bashkatdhetarëve që jetojnë në Shkup së bashku me Vëllezërit e tyre Shkupjanë i dhuruan Shtabit Operativ Komunal-Dibër ndihmë shumë të nevojshme për këto momente, duke e konkretizuar sipas nevojës tone.
Me një shumë prej 6870€ nga “Grupi Iniciues” dhe 2000€ nga vëllezërit tanë nga Shkupi, në total prej 8870€, aritën që të blejnë mjetet e nevojshme për të penguar përhapjen e virusit si më poshtë:
🔴 Dezinfektues – Dezintal koncentrat 1.000 litra.
🔴Gjel për duar antibakterial -1.000 copë nga 500 ml.
🔴Motopompa për dezinfektim-12.
🔴Syza mbrojtëse – 600 copë.
🔴 Sapun i lëngshëm -2.000 litra.
🔴Transport i mallit për në Dibër.
🔴Sapun i lëngshëm për duar- 2.000 copë.
🔴Maska mbrojtëse 2 pako.
🔴Gjel për duar -2 pako.
🔴 Nga 4250 den për person, si përkrahje morale për 26 puntorët e angazhuar për pastrimin e qytetit të NPK”Standard” dhe për 4 pjestarët e njësitit të Zjarfikësve. Njerëz që qëndrojnë në frontin e parë, bashkë me shumë të tjerë, të cilët japin aq shumë për këtë qytet!
Nga Dibra për djemtë tanë dhe vëllezërit tane-FALEMINDERIT!
Sonte u dezinfektuan te gjithe rruget dytesore ne qytet. Lirisht mund te themi se 95% e rrugeve ne qytetin e Dibres jane te dezinfektuara.
Gjithashtu u dezinfektuan fshatrat Mogorçe ,Kosovrast i poshtem dhe Kosovrast i eperm,kultet fetare parku i lojrave si dhe banesat kolektive.
Vazhdon larja me detergjent te lengshem te rrugeve kryesore dhe me te frekuentuara ne qytet.
Shtabi Operativ Komunal Dibër.
#jurrinineshtepi
#nedezinfektojmeedhepastrojme
A P E L
Të nderuar bashkëqytetarë,
Përhapja e virusit është në fazë kritike dhe moskujdesi jonë mund të jetë shkaktar që një i dashur i yni, prind, farefis, mik, shok apo kushdo qoftë, të preken nga ky armik i padukshëm. Prandaj kujdesuni për veten dhe të gjithë tjerët, duke ju shmangur tubimeve, kontakteve të afërta dhe duke ju përmbajtur rekomandimeve përkatëse!
#rrinështëpi
Me angazhimin maksimal të Shtabit Operativ Komunal-Dibër, në krye me kryetarin e Shtabit dhe Komunës Hekuran Duka, me insistim të vazhdueshëm çdo ditë,me reagime në çdo komunikim dhe me mbështetje të pa kontestueshme të Drejtorisë për Menaxhim me Kriza, u arit që sot në qeveri të zgjidhet problemi për të gjithë prodhuesit Dibranë, për trajtman të barabartë, dhe për t’iu dalur në ndihmë ekonomisë lokale në këto ditë të vështira!
Nga sot kemi nje aleat shume te forte ne lufte kunder virusit. E keta jane bashkeqytetaret tone ne SHBA me konkretisht Shoqata Atdhetare Dibra,dhe kur aleat kemi ShBA fitorja do te jet e jona.
Per cdo familje do te dhurohet qese per mbeturina.Mbeturinat te hudhen vetem ne qese. Ne rradhe te pare mbrojme shendetin e punetoreve te palodhur si dhe ambientin jetesor.
Gjithashtu Shoqata Atdhetare Dibra dhuroi nje sasi detergjent per larjen e rrugeve me te frekuentuara te qytetit nga sonte.
Vazhdojme me dezenfiktimin e te gjithe rrugeve lokale.
Qendroni ne shtepi.
Lajmërohen të gjithë shtetasit e huaj dhe qytetarët e RMV që për shkak të shpalljes së situatës “gjendje krize” janë të bllokuar në shtëpi private në komunën e Dibrës, dhe qytetarët e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë shtetit, të paraqiten në stacionin e policisë së Dibrës në numrin 192. Kjo bëhet me qëllim të evidentimit të saktë të këtyre personave dhe marjen e masave për zhbllokimin e situatës.
Shtabi Operativ Komunal-Dibër