Author: diberkomuna

LAJMËRIM – Seanca e 4

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),

Më datë 18.12.2025 merret ky:    


A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS SË 4  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR
 
Seanca do të mbahet me datë 23.12.2025 (E MARTË) në ora 10:00  në sallën   e   Këshillit të Komunës Dibër.    
Për seancën e propozohet ky:  

R e n d   d i t e  

1.Miratim i procesverbalit nr:3
2.Propozim projekt buxheti i Komunës Dibër për vitin 2026,  me përfundim për verifikim.
3.Propozim dhënie pëlqim për ndryshim dhe plotësim të statutit të SH.F.K. Said Najdeni.
4.Propozim vendim për dhënien në përdorim të pasurisë të paluajtshme – tokë në pronësi të Komunës së Dibrës
5.Propozim program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e komunës Dibër për vitin 2026, me përfundim për verifikim.
6.Propozim raport për realizimin të Programit për ndërtim, rindërtim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunen Dibër për vitin 2025, me përfundim për verifikim
7.Propozim program për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në territorin e Komunës Dibër, për vitin  2026, me përfundim për verifikim
8.Propozim raport Vjetor për realizimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore për komunën e Dibrës për vitin 2025, me përfundim për verifikim.
9.Propozim program për rregullimin e tokës ndërtimore për komunën e Dibrës për vitin 2026, me përfundim për verifikim.
10.Propozim raport për punën e NJTKZ Dibër mbi bazën e Programit për vitin 2025, me përfundim për verifikim.
11.Propozim program për punën e NJTKZ për vitin 2026, me përfundim për verifikim.              
12. Propozim program për aktivitetet nga fusha e arsimit në komunën e Dibrës për vitin 2026, me përfundim për verifikim.
13.Raport për realizimin e programit për kontrollin e popullimit të qenve endacak në zonën e komunës së Dibrës për vitin 2025, me përfundim për verifikim.
14. Propozim program për kontrollin e popullimit të qenve endacakë në zonën e komunës së Dibrës për vitin 2025, me përfundim për verifikim.
15. Propozim raport për punën dhe realizimin e programit për gjelbërimin publik në zonën e Komunës Dibër pët vitin 2025, me përfundim për verifikim.
16. Propozim program për ruajtjen e gjelbërimit publik në zonën e Komunës Dibër për vitin 2026, me përfundim për verifikim.
17.Propozim raport për realizimin e programit për propagandë të pergjithshme turistike dhe përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2025 me përfundim për verifikim.
18. Propozim program për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2026, me përfundim për verifikim.

Kuvendi Gjeneral të BNJVL

Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, mori pjesë në Kuvendin Gjeneral të BNJVL, ku me vendim unanim u rizgjodh Kryetari i BNJVL për një mandat të ri.

Gjatë Kuvendit u theksua rëndësia e vazhdimit të decentralizimit, forcimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit institucional për zhvillimin e komunave.

U vlerësua roli i BNJVL si platformë e përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për përballimin e sfidave dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Me këtë rast, Kryetari Mela u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të BNJVL, duke përfaqësuar interesat e komunave dhe duke kontribuar në proceset vendimmarrëse.

Takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Satybaldy Burshakov

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Satybaldy Burshakov.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe përfaqësive diplomatike, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turizmin.

Kryetari Mela e falënderoi Ambasadorin Burshakov për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Komunës së Dibrës për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar potencialet e qytetit në nivel ndërkombëtar. Nga ana e tij, Ambasadori Burshakov vlerësoi mikpritjen dhe shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të ndërsjella në të ardhmen.

Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Projekti ReWaste

Ekipi i Komunës së Dibrës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, mori pjesë në takimin fillestar (kick-off) të projektit ReWaste, projekt ndërkufitar ndërmjet Komunës së Dibrës dhe Komunës së Voio në Greqi, i zbatuar në kuadër të Programit Interreg IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Greqi – Maqedonia e Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në kuadër të takimit u realizua edhe një takim i përbashkët mes Kryetarit të Komunës së Dibrës dhe Kryetarit të Komunës së Voio, gjatë të cilit u shkëmbyen përvoja konkrete dhe qasje institucionale lidhur me menaxhimin e mbetjeve komunale, politikat lokale mjedisore, si dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset e sortimit dhe riciklimit. Dy kryetarët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si një mjet i rëndësishëm për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe për shkëmbimin e praktikave të mira në nivel lokal.

Projekti ReWaste synon përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të mbetjeve përmes zgjidhjeve inovative për sortim dhe riciklim, vendosjes së sistemeve të shpërblimit për qytetarët, si dhe promovimit të ekonomisë qarkore. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu aktivitetet e ardhshme dhe hapat fillestarë për zbatimin e projektit në Komunën e Dibrës.

🔗 Më shumë informacione për projektin: https://greece-northmacedonia.eu/project/rewaste/

Inspektim në terren të punimeve dhe gjendjes së rrugës në fshatin Kosovrast i Poshtëm

Kryetari i Komuna e Dibrës, z. Fisnik Mela, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Komunale Publike Standard, z. Nertil Osmani, realizuan inspektim në terren të punimeve dhe gjendjes së rrugës në fshatin Kosovrast i Poshtëm

Qyteti po frymon Po punohet në shumë fronte…

Rikonstruimi i rrugës në fshatin Kosovrast përfshin sanimin e shtresës ekzistuese, përmirësimin e bazamentit, rregullimin e kanaleve për ujërat atmosferike dhe krijimin e kushteve më të sigurta për qarkullim. Ky investim synon lidhje më të mirë të fshatit me pjesën urbane, rritje të sigurisë për këmbësorë dhe automjete, si dhe lehtësim të përditshmërisë për banorët dhe bujqit e zonës .

Aktivitete të tjera në vazhdim:Pastrim disaditor i deponisë kryesore të qytetit Inspektim i projekteve infrastrukturore në pjesën e vjetër të qytetitNisja e projektit për rikonstruim të fshatit Kosovrast i PoshtëmVazhdim i zbukurimit të qytetit për festën e Vitit të Ri

Përkushtim i vazhdueshëm për zhvillim të barabartë dhe infrastrukturë moderne në çdo vendbanim të Dibrës.

Konferenca Vjetore për Vetëqeverisjen Lokale

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, mori pjesë në Konferencën Vjetore për Vetëqeverisjen Lokale dhe Decentralizimin, ku të pranishëm ishin kryetarë te komunave, ministra të resorëve përkatës dhe ambasadorë nga vendet partnere. Në konferencë u diskutua mbi përmirësimin e shërbimeve lokale, avancimin e decentralizimit, financimin komunal për vitin 2024, si dhe u prezantua Sistemi DMS dhe platformat e reja të digjitalizimit të proceseve komunale.

Gjatë takimeve dhe diskutimeve, kryetari Mela theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes ndërkombëtare për të sjellë projekte të reja zhvillimore dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët e Dibrës.

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti në takim zyrtar Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur bashkëpunimi, duke reflektuar marrëdhëniet gjithnjë e më të mira ndërinstitucionale dhe interesin e përbashkët për zhvillimin e rajonit.

Gjatë bisedës, Kryetari Mela theksoi rëndësinë e projekteve ndërkufitare dhe veçanërisht përparimin drejt funksionalizimit të pikës “One Stop” në kufi, një hap i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, shkurtimin e procedurave dhe rritjen e efikasitetit në lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve. Ai u shpreh se kjo nismë do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe shkëmbimeve të përditshme mes Dibrës dhe zonave përreth.

Ambasadori Meidani vlerësoi punën e Komunës së Dibrës dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë për projektet që përmirësojnë infrastrukturën dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Ai shprehu bindjen se pika “One Stop” do të jetë një prej arritjeve më të prekshme për qytetarët dhe një model bashkëpunimi rajonal.

Të dy palët ranë dakord të thellojnë komunikimin dhe të nxisin projekte të reja që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dy vendeve.

Тakim pune me Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Aggeler

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, realizoi sot një takim pune me Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Aggeler. Kjo vizitë shënon gjithashtu vizitën e parë zyrtare të një ambasadoreje në mandatin e sapo filluar të kryetarit Mela.

Vizita e ambasadores përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Komunës së Dibrës dhe institucioneve amerikane që veprojnë në vend.

Gjatë takimit, kryetari Mela prezantoi projektet prioritare të komunës, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik lokal, investimet infrastrukturore, promovimin e turizmit si dhe iniciativat për përmirësimin e shërbimeve publike. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në proceset zhvillimore dhe vuri në pah potencialin e madh që Dibra ofron në shumë fusha.

Shkëlqesia e saj, znj. Aggeler, shprehu vlerësimin për vizionin e komunës dhe përkushtimin e saj në avancimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke theksuar gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së për të mbështetur iniciativat që forcojnë institucionet lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Takimi u mbyll me zotimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mundësi të reja partneriteti në fusha me interes të përbashkët.

Kryetari i Komunës priti sot në një takim zyrtar Kryetarin e Bashkisë Peshkopi, z. Rahim Spahiu

Kryetari i Komunës priti sot në një takim zyrtar Kryetarin e Bashkisë Peshkopi, z. Rahim Spahiu. Në fillim të takimit, z. Spahiu i uroi Kryetarit të Komunës suksese dhe një mandat të mbarë në detyrën e tij si Kryetar Komune.

Gjatë diskutimit, të dy drejtuesit ndanë pikëpamjet e tyre për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave dhe për projektet që i lidhin ato. U theksua rëndësia e projektit “One Stop”, si dhe disa iniciativa të tjera të përbashkëta që synojnë rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dyja komuniteteve.

Të dy palët ritheksuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin institucional dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt zhvillimit të përbashkët.

Kryetari i Komunës Dibër, z. Fisnik Mela, zhvilloi sot një takim të frytshëm me menaxhmentin e lartë të Halkbank

Kryetari i Komunës Dibër, z. Fisnik Mela, zhvilloi sot një takim të frytshëm me menaxhmentin e lartë të Halkbank, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së projekteve që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Dibrës.

Në takim morën pjesë:

• Fatih Shahbaz – Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank�• Muhammed Haxhipazi – Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e krijimit të partneriteteve të forta ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit bankar, veçanërisht në drejtim të rritjes së investimeve, mbështetjes së biznesit lokal, zhvillimit të projekteve infrastrukturore dhe përmirësimit e qasjes në financa për qytetarët dhe ndërmarrjet.

Kryetari Mela shprehu mirënjohje për qasjen profesionale dhe gatishmërinë e Halkbank për të mbështetur iniciativat që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunës dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin.

🤝 Dibra zhvillohet përmes bashkëpunimeve të qëndrueshme dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.

Skip to content