Java e festave të nëntorit
Java e festave të nëntorit.Aktivitet i Shoqatës së historianëve Dibranë në bashkëpunim (sponzorizuar) me komunën Dibër.
URIME!

Java e festave të nëntorit.Aktivitet i Shoqatës së historianëve Dibranë në bashkëpunim (sponzorizuar) me komunën Dibër.
URIME!

| Në bazë të nenit 50 paragrafi (3) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/2020), Kryetari i Komunës Dibër e solli këtë: Nj O F T I M |
për organizim të prezentimit publik dhe anketës publike për Draft planin “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër”
| Njoftohen të gjithë personat e interesuar juridikë dhe fizikë nga rajoni i përfshirë me planin, rajonet fqinje të përfshirjes së planit, publiku i gjerë, përfaqësuesit e ekspertëve publikë, përfaqësuesit e organeve të administratës shtetërore, përfaqësuesit e njësive të vetëqeverisjes lokale, ekspertë nga organizatat joqeveritare dhe ekspertë të tjerë në zonë që kanë lidhje me planifikimin dhe përfshirjen planore konkrete, se Kryetari i Komunës Dibër solli Vendim nr. 10-488/4 të datës 08.11.2022 për organizimin e prezentimit publik dhe anketës publike për Draft planin “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër”, zhvillim i planifikuar 2022- 2027, me sipërfaqje të përfshirjes prej 0,93 ha dhe me kufinjtë vijues të përfshirjes: Veri- rr. “Zija Mersovski”;Perëndim- Rruga e re e planifikuar “1”; Jug- rr. “Qarkorja jugore”, dheLindje- rr. “5”. Prezentimi publik dhe anketa publike për Draft planin “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër” do të realizohet me shpallje të Planit në ambientet e Njësisë së vetëqeverisjes lokale të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, në sistemin informativ të e-urbanizmit, në faqen e internetit të Komunës Dibër dhe shpallet me postera të shtypur dhe njoftime brenda dhe përreth zonës së përfshirjes planore. Anketa publike do të zgjatë 33 ditë, gjegjësisht nga data 24.11.2022 deri më datë 26.12.2022. Anketa publike njëkohësisht kryhet në formë elektronike dhe në formë të shkruar. Anketa publike në formë elektronike kryhet nëpërmjet sistemit elektronik të e- urbanizmit dhe nëpërmjet faqes zyrtare të Komunës Dibër, ndërsa me shkrim bëhet me shpalljen e planit në tabelën e shpalljeve në hapësirat e Komunës Dibër dhe duke plotësuar fletë anketat. Prezentimi publik për Draft planin do të mbahet në hapësirat e Komunës Dibër, gjegjësisht në sallën e Këshillit të Komunës Dibër, rr. “8- të Shtatori” nr. 72, më datë 06.12.2022 (e martë) në ora 13:00. Pjesëmarrësit në anketën publike, në afatin e përcaktuar, vërrejtjet dhe propozimet e tyre për Draft planin “Ndryshim dhe plotësim i Planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12, Komuna Dibër” mund t’ia dorëzojnë Komunës Dibër në formë të shkruar nëpërmjet fletë anketave të cilat mund t’i gjejnë në arkivin e Komunës Dibër, nëpërmjet sistemit informativ të e-urbanizmit, si dhe në mënyrë elektronike në adresën e internetit të Komunës Dibër (dibra@dibra.gov.mk). Lëndë e vërejtjeve dhe propozimeve nuk mund të jenë dispozitat e planit që janë detyrim ligjor ose nënligjor, ose dispozitat e planit të rregulluara me plan të nivelit më të lartë, por vetëm dispozitat e planit që janë objekt i rregullimit të planit urbanistik konkret, përkatësisht subjekt i ndryshimeve dhe plotësimeve specifike të planit urbanistik. Në shtojcë:Hartë me kufijtë e përfshirjes me emrat e rrugëve që janë kufijtë e përfshirjes së planit. |
Sot inspektuam nga afër fillimin e punimeve për realizimin e projektit i cili konsiston në përmirësimin e ujit të pijshëm në Kosovrastin e poshtëm.
Ne kemi vendosur që në planifimet tona të kemi si prioritet zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në komunën tonë. Me një punë kolosale dhe të guximshme kemi aritur që brenda një kohe të shkurtër në këtë mandat të shërojmë një plagë të kahmotshme cila vështirësonte dukshëm jetën e qytetarëve tanë.
| Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 26.10.2022 merret ky: AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 17 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR Seanca do të mbahet me datë 31.10.2022 (E HËNË) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e 17të propozohet ky: R e n d d i t e 1. Miratim i procesverbalit nr:16. 2. Propozim përfundim për miratimin e raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës për vitin 2022- Kuartali i Tretë. 3. Propozim vendim për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve në buxhetin e komunës Dibër për vitin 2022. 4. Propozim vendim për verifikimin e Draft planit detal urbanistik për pjesë të Bllokut 12 Komuna e Dibrës. 5. Propozim Program për mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugicave në komunën e Dibrës për vitin 2022/2023 në kushte dimërore. 6. Propozim Program për kontrollin e popullimit të qenve endacakë në zonën e Komunës Dibër për vitin 2023. |
Ambasada e Japonisë në RMV disa herë ka bërë donacione në forma të ndryshme për institucionet në komunën e Dibrës.
Sëfundmi, një donacion nga programi ambasadës Japoneze GGP, është një printer digjital në vlerë prej afër €35000, i cili është montuar dhe shërben për nevojat e kabinetit të radilogjisë në spitalin e përgjithshëm Dibër. Shkëlqesia e tij z. Hironori Savada, ambasador i Japonisë në RMV, sot vizitoi komunën tonë dhe u prit në kabinetin e kryetarit me shumë respekt ku në këtë takim ishte prezent edhe drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm znj Sevdie Koxha.
Qëllimi i vizitës ishte promovimi i donacionit në fjalë dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mëtutjeshëm për të ndihmuar komunën tonë.
Në këtë takim u shpreh faleminderim i veçantë nga ana jonë ndaj ambasadës së Japonisë-popullit Japonez, për ndihmën që u ofron qytetarëve të komunës sonë pasiqë paisja në fjalë ka ndikuar shumë në lehtësimin e procesit të dijagnostifikimit të sëmundjeve në përgjithësi e sidomos Covid 19 në veçanti. Ambasadori Japonez z. Savada, tregoi gadishmëri bashkëpunimi dhe premtoi se në të ardhmen do të ketë edhe donacione të tjera për nevojat e qytetarëve të Dibrës. Gjithashtu ambasadori mbeti shumë i kënaqur dhe u faleminderuar për mikpritjen dhe u largua me shpresë se do të takohemi përsëri në promovimin e një donacioni tjetër të radhës.






Sot në qytetin tonë bashkë me përfaqësues to organizatës SOS Fshati për fëmij Shkup u bë promovimi i Kampanjës ,, ЈEPNI NJË DORË DHE NDRYSHONI NJË JETË, BËHUNI NJË KUJDESTAR! me ç’rast u thirën qytetarët që të hapin zemrën dhe të vendosen në rolin e një familje kujdestare për fëmijët dhe të rinjtë të cilët për disa arsye kanë mbatur pa përkujdesje prindërore. Të gjith familjet që do të angazhohen në përkujdesjen e kësaj kategorie sociale, do të marin mbështetje financiare dhe përkrahje të tjera. Kryetari i komunës Dibër Hekuran Duka dhe kryetari i komunës Q. Zhupë Arijan Ibrahim, iu bashkangjitën me shumë respekt kësaj iniciative humane dhe të shenjtë, për të ndihmuar në mbarvajtjen e këtij procesi.
Futsal Club “Korabi”, u formua si ekipë sportive para disa muajsh në qytetin tonë.
Sot kisha nderin të jem i ftuar nga ky ekip për të bërë edhe hapjen e ndeshjes që u zhvillua kundër “Shkëndies” nga Tetova.
Lojë shumë interesante, tifozeri e pa parë për Korabin, salla e qytetit buçiste nga entuzjazmi.
Me mbështetjen e të gjith klubeve sportive, ne si komunë bashkë me të rinjtë dhe udhëheqësitë e klubeve kemi aritur ngjalljen e jetës sportive në qytet. Shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë pa ndërpre për hir të rinisë së mrekullueshme dibrane.
9:9

F t e s ë Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës Dibër se më datë 25.10.2022 në ora 11.00 në qendrën e qytetit-sheshi Skënderbeu nga Komuna Dibër, do të organizohet fushatë me përfaqësues të fshatit për fëmijë, SOS nga Shkupi dhe Kryetarin e Komunës, Dr. Hekuran Duka me moton ,,ZGJATE DORËN DHE NDRYSHOJE JETËN TËNDE-BËHU KUJDESTAR!,,
Kryetari i Komunës, Hekuran Duka dje kishte takim me përfaqësues nga SOS, Fshati për fëmij Shkup ku u diskutua rreth përgatitjeve për Kampanjën ,, ЈEPNI NJË DORË DHE NDRYSHONI NJË JETË, BËHUNI NJË KUJDESTAR!
Në këtë takim u fol për takimet e ardhëshme të përbashkëta, ku do të organizohet thirrje për qytetarët që të regjistrojnë familjet kujdestare në Komunën e Dibrës duke prezantuar përfitimet dhe mbështetjen financiare për prindërit kujdestarë që kanë nga shteti.