Author: diberkomuna

Lajmërim – Seanca e 20

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     
Më datë  20.12.2022   merret ky:                       

A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 20  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR      

Seanca do të mbahet me datë 22.12.2022 (E EJNTE) në  ora 11:00 në  sallën e Këshillit  të   Komunës Dibër.      
Për seancën e propozohet ky:

                                                  
R e n d   d i t e  

1. Miratim i procesverbali nr:19
2.Propozim Buxheti i Komunës Dibër për vitin 2023 me përfundim për sjellje  
3.Propozim vendim për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2023
4.Propozim vendim për caktimin e vlerës së pikës për përllogaritjen e rrogave të nëpunësve shtetëror     për vitin    2023 në Komunën Dibër.
5.Kalendari buxhetor  Komuna Dibër për vitin 2023.
6.Raport    për    realizimin    e     programit    vjetor    për    ndërtim,   rindërtim,       rehabilitim,    mirëmbajtje dhe    mbrojtje    të    rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunën e Dibrës për vitin 2022 me përfundim për miratim.
7.Propozim    Program    vjetor    për  ndërtim, rindërtim,    rehabilitim,   mirëmbajtje    dhe    mbrojtje    të    rrugëve   komunale    dhe    rugicave    në    Komunën    e    Dibrës    për    vitin 2023 me përfundim    për    sjellje.
8.Propozim Program për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2023
9. Propozim Program për aktivite te Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2023    
10.Propozim Program për mundësi të barabarta në Komunën e Dibrës në vitin 2023
11.Raport për Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2022
12.Propozim Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2023 me përfundim për sjellje. 13.Propozim Plan i përbashkët për veprim i Komunës Dibër me Komunitetin Rom Janar 2023- Qershor 2026    

Lajmërim – Seanca e 19

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     

Më datë  12.12.2022   merret ky:          
             

AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 19  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR      

Seanca do të mbahet me datë 15.12.2022 (E EJNTE) në  ora 11:00  në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.    

Për seancën e 19 propozohet ky:                                                   


R e n d   d i t e  

1.Miratim i procesverbali nr:18.
2.Verifikimi i mandatit të anëtarit të rinj të Këshillit të Komunës Dibër.
3.Propozim vendim ndryshim dhe plotësim i planit për punësim  në  SHMK“  Riste Ristevski “ f.Kosovrast i Poshtëm.
4.Propozim projekt buxheti i Komunës Dibër për vitin 2023 me përfundim për verifikim.

Makinë-kamion për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave

Sot komuna Dibër pranoi edhe një makinë-kamion për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave i cili është dedikuar për manovrim në rrugica të qytetit si dhe në pjesët rurale të komunës.

Kamioni në fjalë është donacion nga banka botërore në kuadër të projektit të komunës Dibër “ Përforcimi i kapaciteteve të ndërmarjes komunale” . Nga ana e komunës iu bë dorzimi i mjetit NKP / ЈКП ” Standard ” me çka do të ritet edhe efikasiteti në punë.

Si përfundim i projektit, komuna e Dibrës ka përfituar:

1. Kontenjerë të rinj 130 copë

2. Kamionë për grumbullimin dhe transportin mbeturinave 2 copë

3. Kamion special për pastrimin e kanalizimeve (Canal Jet).

Me këtë parku i makinave të NKP “Standard” është pajisur me makinat më bashkëkohore të cilat nuk i ka pasur asnjëherë ose i ka pasur me huazim nga komunat tjera.

#PlatformaEGjelbërtNëZbatim.

Vazhdojmë me hapa të sigurtë..

16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Të nderuar,

Me nder dhe kënaqësi të madhe ju ftojmë në aktivitetin në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, i cili do të mbahet më 9 dhjetor 2022 (e premte), në orën 18:30, në Restaurant Uraniku. Fushata zbatohet çdo vit nga data 25 nëntor deri më 10 dhjetor me organizimin e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkimit Evropian (BE) dhe OSBE-së, këtë vit tema e fushatës është “Dhuna dixhitale ndaj grave dhe vajzave – Zbulo, Blloko, Raporto”. Ngjarja synon të rrisë ndërgjegjësimin për luftën kundër dhunës dixhitale, si dhe dhunën me bazë gjinore në përgjithësi, diskutimi do të zhvillohet në drejtim se si platformat sociale janë shndërruar në vende ku ndodh dhuna në internet ndaj grave dhe vajzave,cilat janë sfidat dhe rastet aktuale dhe cilat do të ishin propozimet dhe mënyrat për të përmirësuar situatën. Diskutimi do të zhvillohet në kuadër të panelit gjithashto parashihet edhe një performancë muzikore në violë dhe violonçel nga dyshja Infinitas.

Ju mirëpresim,

Njoftim

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të shoqatave joqeveritare, klubeve sportive, afaristë, palë të interesuara si dhe çdo qytetar i zakonshëm, ju ftojmë të merni pjesë në Debatin Publik të Propozim-Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2023, që do të mbahet me datë 12.12.2022 (e Hënë) me fillim në ora 11:00 në Sallën e Këshillit Komunal Dibër. Transparenca, dhe pjesëmarrja e qytetarëve në çdo etapë vendimmarëse janë shtylla e asaj që ne u zotuam para qytetarëve dhe mundohemi ta zbatojmë me përpikmëri, andaj jeni të ftuar për të dhënë idetë e juaja.

Me respekt,
Kryetari i Komunës
D-r Hekuran Duka

Programi “Java e festave të nëntorit”

Programi “Java e festave të nëntorit” i shoqatës së historijanëve të Dibrës në bashkëpunim dhe mbështetje financiare të komunës Dibër, filloi sot me shënimin e ditës së alfabetit të gjuhës shqipe dhe shpalosjen e monumentit 110 vjet pamvrasi.
Në këtë tubim fjalën përshëndetëse e mbajti krytari komunës z. Hekuran Duka përpara të pranishmëve veteranë të arsimit shqip në Dibër, kryetarit të këshillit komunal Fuat Spahiu bashkë me antarë të këshillit komunal, drejtorët e shkollave komunale nëntëvjeçare, qytetrë të komunës. Pastaj u lexua kumtesë nga historianë për rëndësinë e kësaj date të rëndësishme historike. znj Qendresa Muca Pacuku kryetare e shoatës së historianëve dibranë, foli për aktivitete që do të realizohen gjatë kësaj jave në qytetin tonë duke i ftuar të gjith qytetarët në pjesmarje masive.
Urime festat e nëntorit!

Njoftim

Për të përmirësuar shërbimet publike dhe për transparencë Komuna Dibër ka vendosur formular me të cilin ju mundëson të gjithë personave juridik dhe fizik të interesuar të parashtrojnë kërkesa apo ide për plotësimin e buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2023. Personat të interesuar munden të plotësojnë formularin që ështe vendosur tek linku më posht.

Buxheti

Skip to content