Author: diberkomuna

Projekti urbanistik për infrastrukturë për ndërtimin e infrastrukturës së linjës: Linja kabllore nëntokësore TM10(20)kV e planifikuar rishtazi nga nënstacioni ekzistues TS 10(20)/0.4kV në PK 9208/22 deri te nënstacioni i ri TS 10(20)/0.4kV sipas  PDU ne KK Dibër 3″, të punuar nga Elektro Dizajn SHPKNJP Ohër  me nr. teknik Е-116 /23, Shtator 2023,

THIRRJE PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT NISMËTAR

Komuna shpall Thirrje publike për krijimin e Këshillit Nismëtar (KN) në bazë të nenit 17 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore. Këshilli Nismëtar është një grup joformal që ka për qëllim të konsultojë të rinjtë dhe të përfaqësojë interesat e tyre në krijimin e Këshillit. Numri i anëtarëve të Këshillit Nismëtar është pesë dhe vetëm ata anëtarë kanë rolin për të formuar Kuvendin Lokal të të Rinjve.

Kohëzgjatja e KN-së është afatshkurtër dhe përfundon me thirrjen e Kuvendit të parë Lokal të të Rinjve.

Komuna është e ngarkuar me përzgjedhjen e tyre, ndërsa puna e tij koordinohet dhe ndihmohet nga nëpunësi/ja për të rinjtë në komunë.

Roli dhe detyrat e Këshillit Nismëtar:

• Mbështetje për Komunën në krijimin ose rishikimin e akteve dhe vendimeve që e rregullojnë krijimin dhe funksionimin e KRL-së,

• Shpallja e thirrjes për Kuvendin konstituiv Lokal të të Rinjve në përputhje me Statutin e komunës, sipas parimit të publicitetit dhe transparencës,

• Bashkëpunimi me komunën në organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit konstituiv Lokal të të Rinjve KN mund të përfshijë organizata rinore, organizata për të rinjtë, forume rinore të partive politike, organizata të nxënësve dhe të studentëve dhe forma të tjera të bashkimit rinor që veprojnë dhe funksionojnë në territorin e Komunës dhe që duan të marrin pjesë në themelimin e Këshillit.

Dokumentet e detyrueshme:

• Portofoli i organizatës/grupit/shoqatës,

• Programi vjetor i punës,

• Raporti mbi aktivitetet me të rinjtë gjatë vitit të kaluar,

• Letër me emërimin për anëtar të Këshillit Nismëtar dhe informacione për kontakt,

• Letër e shkurtër motivuese nga anëtari i propozuar dhe biografi e shkurtër.

Mënyra e aplikimit nëpërmjet email adreses:

E-maili: dibra@dibra.gov.mk

Afati për aplikim: 15 ditë nga dita e shpalljes.

Njoftim 05.02.2024

Kjo thirrje u anulua për shkak se kandidatët që aplikuan nuk i plotësuan kriteriumet.

Të nderuar.

Ju faleminderit për interesimin tuaj në thirrjen për krijimin e këshillit nismëtar të Komunës Dibër me numër arhive 09-29/1 të datës 04.01.2024.

Pas shqyrtimit të aplikimeve, aplikimi juaj nuk i të plotësuar dokumentet e detyrueshme siç janë :

  • Portofoli i organizatës/grupit/shoqatës,
  • Programi vjetor i punës,
  • Raporti mbi aktivitetet me të rinjtë gjatë vitit të kaluar,
  • Letër me emërimin për anëtar të Këshillit Nismëtar dhe informacione për kontakt,
  • Letër e shkurtër motivuese nga anëtari i propozuar dhe biografi e shkurtër.

Nga data 30.01.2024 keni 7 ditë pune që të plotësoni dokumentacionin e nevojshmëm në të kundërten aplikimi juaj do të quhet i pavlefshëm.

Me respekt .

Komuna Dibër.

LAJMËRIM – Seanca e 34

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     
Më datë 25.12.2023 merret ky:     

AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 34  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR

Seanca do të mbahet me datë 29.12.2023 (E PREMTE)   në  ora   10:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.    
Për seancën propozohet ky:

   

R e n d   d i t e

  1. Miratim i proçesverbalit nr:33.
  2. Propozim Buxheti i Komunës Dibër për vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  3. Propozim vendim për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2024.
  4. Propozim vendim për caktimin e vlerës së pikës për përllogaritjen e rrogave të nëpunësve shtetëror për vitin 2024 në Komunën Dibër.
  5. Raport për realizimin e programit vjetor për ndërim, rindërtim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunën e Dibrës për vitin 2023 me përfundim për miratim.
  6. Propozim Program vjetor për ndërtimin, rindërtimin, rehabilitimin, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunën e Dibrës për vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  7. Program për rregullimin e tokës ndërtimore për komunën e Dibrës për vitin 2024, me përfundim për sjellje.
  8. Propozim Program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  9. Propozim Program për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  10. Propozim Program për aktivitetet e Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  11. Propozim Program për masat dhe aktivitetet e komunës Dibër në fushën e mbrojtjes sociale për vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  12. Propozim Program për aktivitetet e Komunës Dibër për mbrojtje dhe shpëtim, mbrojtje nga zjarri dhe menaxhim të krizave për vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  13. Propozim Program për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në Komunën e Dibrës në vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  14. Propozim Program për përpunimin e Planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  15. Propozim Program për kontrollin e popullimit të qenve endacakë në zonën e Komunës Dibër për vitin 2024 m përfundim për sjellje.
  16. Propozim Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2024 me përfundim për sjellje.
  17. Propozim vendim për formimin e komisionit për avancimin e të drejtave të pacientëve në komunën Dibër.
  18. Propozim vendim për pjesëmarrje financiare për realizimin e projektit për rikonstruimin e rrugës “1 Maji” – Dibër.
  19. Propozim vendim për pjesëmarrje financiare për realizimin e projektit i cili do të zgjidhet nëpërmjet forumeve në bashkësi për zgjedhjen e projekit prioritar grant i financuar nga UNDP në kuadër të projektit fuqizimi i këshillave komunal, Faza II.

FTESË – Projekti “Përforcimi i Këshillave Komunal”

Të nderuar,

Komuna Dibër në korniza të projektit: “Përforcimi i këshillave komunalë – faza e II-të” në bashkëpunim dhe në përkrahje nga Ministrisa e vetëqeverisjes lokale, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, fillon me realizimin e forumeve për projekte në Komunën Dibër në vitin 2023.

Kemi nder dhe kënaqësi të veçantë që të ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e tretë të forumit i cili do të mbahet më 20 Dhjetor 2023 (e Mërkurë) me fillim në ora 13:00 në hapësirat e Restorant “Penestia”në Dibër, pranë I.N. Qendrës për Kulturë- Dibër.

FTESA

LAJMËRIM – Seanca e 33

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     

Më datë 14.12.2023   merret ky:         

A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 33  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR

Seanca do të mbahet me 18.12.2023 (E HËNË )   në  ora   11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.     Për seancën e propozohet ky:                                     

R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:32.
2.Propozim vendim për ndërprerjen e vlevshmërisë të Vendimit për përcaktimin e nevojës për këmbim të tokës në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me tokë ndërtimore në pronësi të personit fizik për ndërtimin e objektit me interes publik me rëndësi lokale.
3. Propozim vendim për ndërprerjen e vlevshmërisë të Vendimit për përcaktimin e nevojës për këmbim të tokës në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me tokë ndërtimore në pronësi të personit fizik për ndërtimin e objektit me interes publik me rëndësi lokale
4.Propozim program  për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2024
5.Propozim vendim për përcaktimin e taksës komunale në Komunën e Dibrës
6.Kalendari Buxhetori i Komunes Diber per vitin 2024.
7.Propozim vendim për lartësinë e maksimumit të arkës për vitin 2024 në llogarinë e Komunës së Dibrës. 8.Propozim projektbuxheti i Komunës Dibër për vitin 2023  me përfundim për verifikim.
9.Тë ndryshme

FTESË – Projekti për Zhvillim Ekonomik,Qeverisje dhe Rritje të Ndërmarrjeve

Të nderuar,

Komuna Dibër në korniza të projektit: “Discover Dibër and Debar” në bashkëpunim me Komunën Dibër të Shqipërisë, e financuar nga Projekti Rajonal i USAID-it për Zhvillim Ekonomik, Qeverisje dhe Rritje të Ndërmarrjeve fillon me zbatimin e Puntorisë së parë.

Kemi nder dhe kënaqësi të veçantë që t’ju ftojmë të merrni pjesë në puntorinë e parë të Seminarit i cili do të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor, 2023 (e Shtunë) me fillim në ora 10:00 në hapësirat e Restorant “Penestia” pranë Qendrës për Kulturë – Dibër.

FTESA
Agjenda Dita e parë 16.12.2023
Agjenda Dita e dytë 17.12.2023

FTESË – Projekti “Përforcimi i këshillave komunal”

Të nderuar,

Komuna Dibër në korniza të projektit: “Përforcimi i këshillave komunalë – faza e II-të” në bashkëpunim dhe në përkrahje nga Ministrisa e vetëqeverisjes lokale, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, fillon me realizimin e forumeve për projekte në Komunën Dibër në vitin 2023.

Kemi nder dhe kënaqësi të veçantë që të ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e dytë të forumit i cili do të mbahet më 05 Dhjetor 2023 (e Martë) me fillim në ora 13:00 në hapësirat e Restorant “Penestia”në Dibër, pranë I.N. Qendrës për Kulturë- Dibër.

Skip to content