Muaji tetor muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Muaji tetor muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Komuna e Dibrës i bashkangjitet kësaj fushate duke ndikuar në ngritjen e vetëdijes kolektive në lidhje me këtë sëmundje.








Muaji tetor muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Komuna e Dibrës i bashkangjitet kësaj fushate duke ndikuar në ngritjen e vetëdijes kolektive në lidhje me këtë sëmundje.
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 25.10.2023 merret ky: A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 31 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR Seanca do të mbahet me datë 30.10.2023 (E HËNË ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën propozohet ky: R e n d d i t e 1.Miratim i procesverbali nr:30. 2.Propozim përfundim për miratim e raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës për vitin 2023-Kuartali I Tretë. 3.Propozim vendim për ndryshim plotësim të Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2023. 4.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Penestia,,Dibër për vitin shkollor 2023-2024 5.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Said Najdeni ,,Dibër për vitin shkollor 2023-2024 6.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Riste Ristevski,,Dibër për vitin shkollor 2023-2024 7.Propozim për dhënje pelqim për rritjen e çmimeve të shërbimeve në IPKKF,, Breshia,, Dibër. 8.Propozim vendim për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për marrjen e liçencës për ushtrimin e veprimtarisë hotelerike. 9.Propozim Program për mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugicave në komunën e Dibrës për vitin 2023/2024 në kushte dimërore. 10.Propozim vendim për inicimin procedures për emërtimin e rrugës ekzistuese “Krahu i rrugës 8 Shtatori” në Komunën e Dibrës |
Filloi së realizuari projekti në Komunën tonë nga i cili do të përfitojnë komuniteti Rom por edhe të gjithë qytetarët e Dibrës.
Këshilli Europian dhe programi ROMAKTED faza 2, programi i përbashkët i Unionit Europian dhe Këshillit Europian.
Projekti: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe forcimi i romëve në nivel lokal.
Aktiviteti: Vendosja e rrjetës mbrojtëse në lagjen Namazjar, rruga Tanas Topallovski, riparimi i rrugës së dëmtuar, sigurimi i rrjetit të ujësjellsit dhe rindërtimi i murit mbajtës.
Investitor: Bashkimi Europian dhe Këshilli Europës. Kofinancues: Komuna Dibër.
Zonja Ajrie Daçi rizgjidhet drejtor i Entit parashkollor “Breshia” Dibër.
Sot në ambientet e komunës iu nda aktvendimi i sjellur në bazë konkursit të shpallur publik, ku zonja Ajrie Daçi ishte i vetëmi kandidat që i plotëson kushtet e konkursit të parapara me ligj.
Urojmë për drejtoreshën shëndet dhe punë të mbarë!
Lajmërohen të gjithë qytetarët dibranë se më datë 13.10.2023 (e Premte) ora 19:00 në Qendrën për Kulturë në Dibër do të mbahet Festivali Folklorik tradicional ,,Oda Dibrane,,.
ndërsa nata e dytë dhe e tretë do të mbahen më 14,15 tetor në Peshkopi.
Marrin pjesë grupe folklorike nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia e Veriut dhe Mali Zi.
Në ora 17:30 Parada e veshjeve tradicionale në shëtitoren e qytetit.
Këtë vit SHKA” Dibra e Madhe” do të paraqesë përpara publikut dibran një kolazh me këngë e valle popullore dibrane dhe këngë qytetare dibrane.
Ju mirëpresim!
Ju lajmërojmë se me datë 04.10.2023 në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 17:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike Kjo është e nevojshme për të kryer përmirësime dhe mirëmbajtje të rrjetit tonë të shpërndarjes së energjisë elektrike, në mënyrë që t’ju ofrojmë një furnizim më cilësor me energji elektrike në të ardhmen.
Me respekt.
EVN Maqedoni
Komuna e Dibrës filloi implementimin e aktivitetit “ Mësim plotësues për fëmijët Romë nga klasa e dytë deri në të katërtën” me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimimit për fëmijët romë në arsimin fillor, të cilët ishin pjesë e mësimit në distancë gjatë pandemisë COVID – 19 dhe u përballën me sfida të ndryshme dhe rezulltuan me pasoja të konsiderueshme në drejtim të uljes së cilësisë së arsimit për fëmijët Romë.
Në këtë drejtim, për vitin e ri shkollor 2023/2024, Komuna Dibër ka siguruar materiale shkollore dhe çanta për nxënësit romë nga SHFK “ Said Najdeni” dhe SHFK “Penestia”, të cilat janë pjesë e këtij aktiviteti.
Kryetari i Komunës z.Hekuran Duka vizitoi nxënësit që ndjekin mësim plotësues, u njoh me sfidat me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe tutoret, si dhe përfitimet që vijnë nga ndjekja e këtij mësimi plotësues. Nxënësit dhe totoret shprehën kënaqësinë e tyre për aktivitetet, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e arsimit për fëmijët romë.
Ky aktivitet implementohet me mbështetjen e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED – faza II.
Inspektim i punëve në teren për fazën e parë të realizimit të projektit që konsiston në asfaltimin e rrugës lokale të fshatit Sushicë. Projekti në fjalë ëahtë mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e fshatrave kufitare të cilët për shkaqe të ndryshme sot janë të boshatisur.
Rruga si një arterie që ushqen organizmin, sigurisht që do të hapë perspektiva të reja si për zhivillimin e bujqësisë në këto anë ashtu edhe të turizmit malor. Projekti i komunës Dibër mbulesën financiare e fitoi në konkursin e byrosë për zhvillim regjional ku drejtor është Ramiz Rexhepi. Ju faleminderojmë të gjithve që ndihmuan në realizimin e projektit kurse fshatarët ta gëzojnë.
Shumë shpejt do t’ju informojmë edhe për të tjera investime kapitale në komunën tonë.
Lajmërim!
Faza III,
Të nderuar,
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe bazuar në Vendimi i Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-COM MS DOOEL eksport-import Kavadar nxjerr Njoftimi në vijim:
Qytetarët që rrisin bletët në zonën e Komunës së Dibrës që me date 13.09.2023, ekipet e Shoqërisë për Prodhim, Ndërtim, Inxhinieri, Tregti dhe Shërbime LISA-KOM MS DOOEL Eksport-Import Kavadar do të kryejnë dezinfektim teristik (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave.Dezinsektimi do të bëhet në periudhën nga ora 18:00 deri në 06:00, me aparat të ftohtë ULV. Dezinfektimi do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë, shi), dezinsektimi shtyhet për ditën e ardhshme të favorshme. Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i hapur i kontaktit në kompaninë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS DOOEL eksport-import Kavadar është: 070 520 023..