Author: diberkomuna

Njoftim

Për të përmirësuar shërbimet publike dhe për transparencë Komuna Dibër ka vendosur formular me të cilin ju mundëson të gjithë personave juridik dhe fizik të interesuar të parashtrojnë kërkesa apo ide për plotësimin e projekt buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2025. Personat të interesuar munden të plotësojnë formularin që ështe vendosur tek linku më posht. https://dibra.gov.mk/buxheti/

SHPALLJE PUBLIKE për paraqitjen e anëtarëve të trupit pjesëmarës në Komunën e Dibrës

Në bazë të nenit 46 nga Ligji për Planifikim Urbanistik ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 32/20, 111/23, 171/2, 224/24 )  Kryetari i komunës së Dibrës më 27.11.2024, Shpall:

SHPALLJE PUBLIKE

për paraqitjen e anëtarëve të trupit pjesëmarës në Komunën e Dibrës

  1. Lëndë e thirrjes publike është:

Paraqitja vullnetare e personave për anëtarë të trupit pjesëmarës në komunën e Dibrës

    Trupi pjesëmarës në komunën e Dibrës i përfshin të gjitha interesat e ndryshme dhe grupe interesash në komunë dhe i përcjell qëndrimet, mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe personave juridik, e përcjell situatën e planifikimit nëpërmjet dhënies së iniciativave, drejtime dhe sugjerime për pregaditjen  e zgjidhjeve planore dhe në procedurat për përpunimin dhe sjelljen e planeve i shqyrton programet planet dhe zgjidhjeve planore të planeve urbanistike në verzionin e punës së tyre.

  Trupi pjesëmarës ka të drejtë të diskutoj për të gjitha punët në kompetencë të njësisë së vetëqeverisjes lokale dhe mundet të ndikoj në zgjidhjen planore dhe politikën e zhvillimit të hapësirës, nëpërmjet paraqitjes të mendimeve të veta në këshilin e komunës.

2. Kushtet për paraqitje :

Paraqitje në këtë shpallje publike mundet të parashtrojnë të gjithë personat e interesuar të cilët janë përfaqësues nga bashkësitë urbane dhe lokale, përfaqësues të organizatave joqeveritare nga segmente të ndryshme të jetës urbane, shoqata të qytetarëve dhe aktivist qytetar nga rajoni i komunës që përfaqësojnë grupe të ndryshme të qytetarëve, si dhe qytetarë  që janë persona profesional nga sfera e planifikimit urbanistik dhe sfera tjera profesionale me rëndësi për planifikim dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunës.

3. Dokumentet të cilat  duhet të dorëzohen

Fletëparaqitja për anëtar të trupit pjesëmarës të komunës së Dibrës (formulari është në shtojcë të thirrjes )

– Autobiografi të shkurtër

– Deklaratë për dhënien e pëlqimit për mbrojtje të dhënave personale  ( formulari është në shtojcë të thirrjes )

– Deklaratë për pranimin e kushteve sipas kësaj thirrje ( formulari është në shtojcë të thirrjes )

– Dëshmi relevante me shkrim për plotësimin e kushteve për pjesëmarrje nga pika 2 e shpalljes ( kopje )

4. Afati dhe vendi i dorëzimit të paraqitjeve :

 Paraqitjet pas shpalljes publike me dokumentaci-on komplet mundet të dorëzohen nëpërmjet në adresën: Komuna e Dibrës rr. “ 8 Shtatori ” nr. 72 ose në arkivin e Komunës  së Dibrës në afat prej 30 ditësh nga dita e shpalljes së thirrjes publike.

Në paraqitje të thekësohet : Paraqitje pas thirrjes publike për anëtarë të trupit pjesëmarës për rajonin e komunës së Dibrës.

5. Detyrimet e anëtarëve të trupit pjesëmarës : Trupi pjesëmarës takohet më së pakti një herë në dy muaj dhe ka rolin konsultativ në procedurat për përpunimin dhe sjelljen e planeve urbanistike, posaçërisht shqyrton plan programën në fazën para se ajo ti propozohet Kryetarit për miratim, si dhe plani urbanistik në fazën e zgjidhjes planore urbanistike para se ajo të përcillet në revizion profesional. Puna e trupit pjesëmarës është publike.

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për planifikim urbanistik, anëtarëve të trupit pjesëmarës nuk ju takon kompenzim për pjesëmarje në punën e tij.

6. Mënyra e punës:

Mënyra e punës dhe numri i anëtarëve të trupit pjesëmarës përcaktohet në rregulloren e punës të trupit pjesëmarës që e sjell Këshilli i komunës së Dibrës, me ç’rast numri i anëtarëve qytetarë në trupin pjesëmarës që do të paraqiten në bazë vullnetare nuk është i kufizuar.

Në qytetin e Dibrës filloi shenjëzimi i rrugëve me emra të ri.

Në qytetin e Dibrës filloi shenjëzimi i rrugëve me emra të ri.
Propozimi për riemërtimin e
rrugëve në qytetin tonë u votua në këshillin komunal në muajin IV të vitin 2021 dhe në nëntor të po të njejtit vit ky propozim u miratua nga qeveria e atëhershme e RMV. Pas disa procedurave administrative më në fund emrat e rrugëve u regjistruan në rregjistrin qëndror me çka u realizua një ëndër e kahmotshme e dibranëve. Sot, 98 rrugët e Dibrës, mbajnë emra që pasqyrojnë realitetin historik, kulturor, etnik dhe multietnik të qytetit. Në çdo dokument identifikimi, pasaportë ose dokumenta të tjera, do të figurojnë emrat e ri të rrugëve. Promovimin e emrave sot e bëmë bashkë me të gjith këshilltarët e komunës së Dibrës,kryetarit të këshillit si dhe qytetarë. Faleminderime për të gjithë këshilltarët, inicijatorët dhe ata qeveritarë që ndihmuan në
finalizimin e kësaj inicijative.
Urime dhe gëzuar për këtë moment historik!

LAJMËRIM – Seanca e 45

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),

Më datë 20.11.2024   merret ky:

A K T V E N D I M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 45   TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR

Seanca do të mbahet me datë 25.11.2024 (E HËNË)   në  ora   11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.

Për seancën e 45 propozohet ky:

R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:44.

2.Propozim Vendim për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve në buxhetin e komunës Dibër për vitin 2024.

3.Propozim vendim për zgjerim dhe ndryshim të shpërndarjes së mjeteve në buxhetin e komunës Dibër për vitin 2024.

4.Vendim për të përcaktuar propozimin për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal.

5..Propozim vendim statutor për ndyshim plotsim të statutit të komunës Dibrër.

6.Propozim vendim për formimin e trupit pjesmarës në sferën e urbanizmit ne komunën e Dibrës.

7.Propozim rregullore për punën e trupit pjesmarës nga sfera e urbanizmit në komunën  e Dibrës.

8. Propozim vendim për përcaktimin e çmimeve dhe mënyrës së transportit falas të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm në zonën e komunës së Dibrës.

Bashkëjetesa e shkëlqyer dëretnike dhe ndërfetare

Dibra njihet me disa vlera shoqërore e veçanërisht me bashkëjetesën e shkëlqyer dëretnike dhe ndërfetare. Projekti shoqatës për ruajtjen e kulturës së vyer në Rajçicë mbështeten nga Komuna e Dibrës me titullin “Familja e miqve dhe zhvillimi i shoqërisë”, sot iu prezantua të interesuarve nga përfaqësuesit e Manastirit të Rajçicës, nëna Efimija Zajkovska. Manastiri i Mbigurit Episkopi Partenij, arkimandriti Kiril Delovski, përfaqësuesit e Myftinisë dhe Dibrës, Myftiu Reshat Kaçallniku, imami Orhan Zengo dhe klinika e psikologjisë Sumea Ramadani. Kjo ngjarje është me interes të madh për mua sepse tema është shumë aktuale dhe në këtë mënyrë ngriti vlerat e familjes, qytetit, institucioneve kryesore dhe shoqërisë. Paneliste e tribunës me argumente fetare dhe scientifique ražiletuan rëndësi e brojtejve të familles e cila në kohën moderne po i përzjehet funksionaliteti i saj. функционалност..

Vizitë zyrtare pritëm këshilltarin politik ( political officer) të ambasadës Amerikane ne RMV, z Matthew Flannes.

Në vizitë zyrtare pritëm këshilltarin politik ( political officer) të ambasadës Amerikane ne RMV, z Matthew Flannes.
Z. Flannes u interesua në përgjithësi për të ariturat dhe vështirësitë me të cilat haset Komuna e Dibrës e sidomos në realizimin e projekteve prioritare që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës si dhe problematika të tjera menaxheriale. Biseda kaloi në një atmosferë shumë miqësore dhe përshtypja ishte se Komuna e Dibrës në përgjithësi është duke i aritur premtimet e dhëna përpara qytetarëve dhe se në vazhdimësi do të vinë kohë më të mira për përmirësimin e kushteve dhe kualitetit të jetës në qytet por edhe në pjesët rurale të komunës. Nga ana e z Flannes u mbështet puna që është duke bërë komuna për qytetarët dhe ofroi një bashkëpunim edhe më të afërt mes Ambasadës së SHBA së dhe komunës tonë.
Z Flannes u largua me përshtypje të mirë dhe ishte faleminderues për mikpritjen që ia ofruam si dhe na ftoi për një vizitë në Ambasadë.

LAJMËRIM – Seanca e 44

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),

Më datë 25.10.2024   merret ky:

A K T V E N D I M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 44   TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR

Seanca do të mbahet me datë 30.10.2024 (E МËRKURË)   në  ora   11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.

Për seancën e 44 propozohet ky:

R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:43.

2.Propozim    vendim   për   ndrishim   plotësim të   Buxhetit  të   Komunës  Dibër   për   vitin 2024.

3.Propozim ndrishim plotsim të programit vjetor për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në territorin e Komunës Dibër, për vitin 2024

4.Propozim Program për mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugicave në komunën e Dibrës për vitin 2024/2025 në kushte dimërore.

5.Propozim Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Said Najdeni  ,,Dibër për  vitin shkollor  2024-2025.

6.Propozim vendim për formimin e këshillit komunal për sigurimin e komunikacionit të rrugëve në komunën Dibër dhe emërimin e anëtarëve të tij.

7.Propozim vendim për mbështetje financiare për ISHP Spitali i përgjithsëm me veprimtari të zgjeruar-Dibër.

8.Informim nga inspektori për arsim në Komunën e Dibrës.

3 kontrata për realizimin e projekteve kapitale

Sot në Qeverinë e RMV nënshkruajta 3 kontrata për realizimin e projekteve kapitale në Komunën e Dibrës në vlerë pre 42 milj. denarë.
Komuna e Dibrës gjithmonë e gatshme me dokumentacion për projekte që do të zgjidhin nevojat e qytetarëve për të cilat kemi dhënë fjalën.
Edhe për vitin 2025 kemi projekte të gatshme me të cilët do të konkurojmë pa humbur kohë në çdo thirje që do të shpallen.

Takim me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse për të koordinuar masat parandaluese kundër përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore

Sot, më 27 Shtator 2024, në hapësirat e Komunës Dibër u zhvillua një takim me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse për të koordinuar masat parandaluese kundër përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore. Në takim morën pjesë përfaqësues të Komunës Dibër, Ndërmarrjes Publike Komunale “Standard” Dibër, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stacionit Policor Dibër, Njësisë Zjarrfikëse Dibër dhe Kryqit të Kuq.

Qëllimi kryesor i takimit ishte përgatitja dhe koordinimi i veprimeve për të parandaluar rreziqet që vijnë nga përmbytjet, ngricat dhe rrëshqitjet e dheut gjatë stinës së dimrit. Komuna Dibër theksoi nevojën për monitorim të vazhdueshëm, inspektime të rregullta, dhe masa konkrete për të siguruar mbrojtjen e banorëve dhe infrastrukturës së zonës.

Diskutimi u fokusua te identifikimi i zonave më të rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, veçanërisht lagjja Varosh dhe fshati Kosovrast i Epërm. U propozua monitorimi i këtyre zonave dhe angazhimi për përmirësimin e infrastrukturës. Gjithashtu, u diskutuan masat për pastrimin e rrugëve dhe kanalizimeve, si dhe përgatitja e forcave emergjente për t’u përballur me situatat e papritura.

Takimi përfundoi me angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve për një plan të përbashkët veprimi dhe koordinim të vazhdueshëm për të siguruar sigurinë e banorëve.

Komuna e Dibrës vazhdon realizimin e segmentit të dytë për rikonstruimin e rrugës së Konjarës

Komuna e Dibrës vazhdon realizimin e segmentit të dytë për rikonstruimin e rrugës së Konjarës së re i cili projekt parashikon këto pozicione kryesore: heqja e materialit të rrugës së vjetër( bekatonkat), ndërtimi i kanalizimit atmosferik të ri, tamponimi i rrugës, vendosja e bankinave anash, dhe asfaltimi i rrugës. Punë shtesë ishte nivelizimi i pusetave në segmentin e parë.

Të njejtat pozicione janë duke u realizuar edhe në segmentin e dytë me një ndryshim që konsiston në rikonstruimin e kanalizimit fekal që totalisht finansohet nga buxheti i komunës së Dibrës kurse realizuaes është NPK Standard Dibër.

Sa për informim të drejtë të opinionit, finansimi i dokumentacioni teknik të projektit u bë nga buxheti i komunës së Dibrës, kurse realizimi i projektit u mundësua me kofinansim i cili u fitua nga komuna e Dibrës në shpalljen e Byrosë për zhvillim rajonal ku drejtor ishte z Ramiz Rexhepi dhe nga buxheti i Komunës së Dibrës.

I faleminderojmë të gjithë ata të cilët ishin dhe janë në mbështetjen të këtij projekti dhe ne si komunë do të ndihmojmë në suaza të mundësive, pa asnjë kursim, të përmirësojmë kushtet e këtyre banorëve.

Gjithashtu i ftojmë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të dinë diçka më tepër për ecurinë e këtij projekti, komuna e Dibrës është gjithmonë e gatshme të jap të dhëna të sakta dhe oficiale me të vetmin qëllim të mos ketë hapsirë për manipulime dhe dezinformime të opinionit nga individë të ndryshëm jo kompetentë.

Banorët e Konjarës ashtu si edhe banorët e lagjeve të tjera në Dibër, meritojnë edhe më shumë prandaj Komuna e Dibrës do të kujdeset edhe mëtutje në realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore për të cilët do të informoheni në vazhdimësi.

Skip to content