News

NJOFTIM

DERI TE SHOQATA E BLETARIVE për dezinsektim, parandalim sistematik për zhdukjen e mushkonjave në territorin e komunës  Dibër.

Në bazë te Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e RMV 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe në bazë të vendimit të Këshilli i Komunës Dibër për realizimin e dezinfektimit sistematik parandalues ​​në territorin e Komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania  për prodhim, tregti dhe shërbime  TRULI NOLEN NM LLC  rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup , paraqet njoftimin në vijim:

Njohtojmë  te gjithë qytetarët që mirmbajnë bletë në zonën e Komunës së Dibrës që më datë 05.06.2025 (e Еnjte), ekipet e Kompania  për prodhim, tregti dhe shërbime  TRULI NOLEN NM LLC  rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup do të kryejë stërpikje dezinsektimi (nga toka)  me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave. Stërpikja do të bëhet në periudhën nga ora 18.00 deri në 06.00, me aparat ULV për stërpikje. Dezinsektim do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe zonat përeth, vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë), dezinsektimi shtyhet për ditën tjetër të favorshme.

Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në Kompania  për prodhim, tregti dhe shërbime  TRULI NOLEN NM LLC  rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup është: 070 520 023.

Dibra e Madhe u shndërrua në Kryeqendrën Mbarëkombëtare të Kulturës Shqiptare

Mbrëmë, Dibra dëshmoi edhe një herë rolin e saj historik dhe kulturor, duke u shndërruar në vatër të krenarisë mbarëkombëtare shqiptare. Në vendlindjen e Kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u mbajt koncerti solemn “Nga Dibra në Arbëri”, me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar nga të gjitha trevat shqiptare, në nderim të 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut.

Ngjarja, e organizuar nga Komuna e Dibrës, mirëpriti personalitete të shquara politike, akademike e kulturore: deputetë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, rektorin e Universitetit të Tetovës z. Jusuf Zejneli, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Denion Mejdani, dhe shumë mysafirë të tjerë nderi.

Koncerti u hap nga prof. Besiana Mehmedi me një interpretim të fuqishëm, përfshirë edhe këngën premierë kushtuar Dibrës dhe Skënderbeut. Në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si aktori Xhevat Limani, sopranoja Mariana Leka – Mjeshtër i Madh, kori i Universitetit të Tetovës nën drejtimin e prof. Arifikmet Xhemailit, si dhe maestro Zhani Ciko, me interpretimin solemn të himnit të Evropës.

Me fjalën e tij akademike, prof. Muhamet Mala nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, theksoi mesazhin e përbashkues të figurës së Skënderbeut dhe lidhjen e tij të thellë me Dibrën.

Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti drejtorin artistik z. Shkodran Tolaj, për vizionin dhe përkushtimin e tij të plotë në realizimin e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme për Dibrën dhe gjithë kombin.

Vizitë në terren në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të pyjeve

Sot realizuam një vizitë në terren në zonën pyjore të Tatar Elevcës, në territorin e Komunës së Dibrës, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Pellgut të Lumit Drin”, i cili zbatohet nga CNVP në partneritet me ICEP Austria dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Të pranishëm në këtë vizitë ishin:

• Z. Nehat Ramadani, Drejtor i CNVP në RMV

• Z. Matthias Humenberger, Zëvendës Ambasador i Ambasadës Austriake

• Z. David Muckenhuber, Shef i Zyrës së ADA në Shqipëri

• Znj. Astrid Taus, Menaxhere Projekti nga ICEP Austria

Ky projekt është në fazën përmbyllëse dhe si rezultat i tij, në territorin e Komunës Dibër janë mbjellë 10.000 drunj dhe është dhënë një subvencion për mbështetjen e një bletarie familjare.

Pas vizitës, nga ana e Ambasadës Austriake dhe organizatës CNVP u organizua një drekë pune, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e ekologjisë dhe turizmit malor.

Seanca e pestë e Këshillit Preventiv

Sot, në ambientet e Komunës së Dibrës, u zhvillua seanca e pestë e Këshillit Preventiv, në të cilën u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në rend dite ishin këto pika kryesore:

1. Diskutim mbi masat për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e vjedhjeve dhe kërcënimeve të ndryshme;

2. Menaxhimi i mbeturinave dhe organizimi i pastrimit të qytetit gjatë sezonit veror;

3. Masa për parandalimin e zjarreve dhe kontrolli i hapësirave të hapura dhe të mbyllura;

4. Respektimi i kushteve të funksionimit dhe orarit të punës nga subjektet gastronomike;

5. Rregullimi i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në zonat urbane;

6. Çështje të tjera të karakterit parandalues dhe organizativ.

Gjatë seancës u miratuan disa objektiva konkrete, të cilat do të implementohen në një afat sa më optimal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurisë në qytetin tonë.

Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë dhe fton qytetarët që të jenë të përfshirë dhe bashkëpunues në realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta, për një Dibër më të pastër, më të sigurt dhe më të organizuar.

Skip to content