SHPALLJE PUBLIKE për paraqitjen e anëtarëve të trupit pjesëmarës në Komunën e Dibrës
Në bazë të nenit 46 nga Ligji për Planifikim Urbanistik ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 32/20, 111/23, 171/2, 224/24 ) Kryetari i komunës së Dibrës më 27.11.2024, Shpall:
SHPALLJE PUBLIKE
për paraqitjen e anëtarëve të trupit pjesëmarës në Komunën e Dibrës
- Lëndë e thirrjes publike është:
Paraqitja vullnetare e personave për anëtarë të trupit pjesëmarës në komunën e Dibrës
Trupi pjesëmarës në komunën e Dibrës i përfshin të gjitha interesat e ndryshme dhe grupe interesash në komunë dhe i përcjell qëndrimet, mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe personave juridik, e përcjell situatën e planifikimit nëpërmjet dhënies së iniciativave, drejtime dhe sugjerime për pregaditjen e zgjidhjeve planore dhe në procedurat për përpunimin dhe sjelljen e planeve i shqyrton programet planet dhe zgjidhjeve planore të planeve urbanistike në verzionin e punës së tyre.
Trupi pjesëmarës ka të drejtë të diskutoj për të gjitha punët në kompetencë të njësisë së vetëqeverisjes lokale dhe mundet të ndikoj në zgjidhjen planore dhe politikën e zhvillimit të hapësirës, nëpërmjet paraqitjes të mendimeve të veta në këshilin e komunës.
2. Kushtet për paraqitje :
Paraqitje në këtë shpallje publike mundet të parashtrojnë të gjithë personat e interesuar të cilët janë përfaqësues nga bashkësitë urbane dhe lokale, përfaqësues të organizatave joqeveritare nga segmente të ndryshme të jetës urbane, shoqata të qytetarëve dhe aktivist qytetar nga rajoni i komunës që përfaqësojnë grupe të ndryshme të qytetarëve, si dhe qytetarë që janë persona profesional nga sfera e planifikimit urbanistik dhe sfera tjera profesionale me rëndësi për planifikim dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunës.
3. Dokumentet të cilat duhet të dorëzohen
– Fletëparaqitja për anëtar të trupit pjesëmarës të komunës së Dibrës (formulari është në shtojcë të thirrjes )
– Autobiografi të shkurtër
– Deklaratë për dhënien e pëlqimit për mbrojtje të dhënave personale ( formulari është në shtojcë të thirrjes )
– Deklaratë për pranimin e kushteve sipas kësaj thirrje ( formulari është në shtojcë të thirrjes )
– Dëshmi relevante me shkrim për plotësimin e kushteve për pjesëmarrje nga pika 2 e shpalljes ( kopje )
4. Afati dhe vendi i dorëzimit të paraqitjeve :
Paraqitjet pas shpalljes publike me dokumentaci-on komplet mundet të dorëzohen nëpërmjet në adresën: Komuna e Dibrës rr. “ 8 Shtatori ” nr. 72 ose në arkivin e Komunës së Dibrës në afat prej 30 ditësh nga dita e shpalljes së thirrjes publike.
Në paraqitje të thekësohet : Paraqitje pas thirrjes publike për anëtarë të trupit pjesëmarës për rajonin e komunës së Dibrës.
5. Detyrimet e anëtarëve të trupit pjesëmarës : Trupi pjesëmarës takohet më së pakti një herë në dy muaj dhe ka rolin konsultativ në procedurat për përpunimin dhe sjelljen e planeve urbanistike, posaçërisht shqyrton plan programën në fazën para se ajo ti propozohet Kryetarit për miratim, si dhe plani urbanistik në fazën e zgjidhjes planore urbanistike para se ajo të përcillet në revizion profesional. Puna e trupit pjesëmarës është publike.
Në pajtim me dispozitat e Ligjit për planifikim urbanistik, anëtarëve të trupit pjesëmarës nuk ju takon kompenzim për pjesëmarje në punën e tij.
6. Mënyra e punës:
Mënyra e punës dhe numri i anëtarëve të trupit pjesëmarës përcaktohet në rregulloren e punës të trupit pjesëmarës që e sjell Këshilli i komunës së Dibrës, me ç’rast numri i anëtarëve qytetarë në trupin pjesëmarës që do të paraqiten në bazë vullnetare nuk është i kufizuar.
0 Comments