Vizita e të riut Sami Kaja
Sot një entuzjazëm i veçantë nga vizita e të riut Sami Kaja i cili në disciplinën e çiklizmit ka aritur të jetë kampion bindës si dhe thyes rekordesh në shumë gara me karakter nacional. Samiu i dekoruar me plot medalje prestigjioze sot erdhi në komunë që të bisedojë rreth planeve të cilat i ka në të ardhmen dhe mbështetjen të cilën do tja jep komuna e Dibrës. Si kryetar i premtova se në bazë të programit të komunës për mbështetje financiare të individëve dhe klubeve sportive në komunë, do të jep përkrahjen maksimale me të vetmin qëllim që të promovojmë vlerat dhe modelet pozitive në këtë qytet.
Suksese Sami Kaja! Mirnjohje për punën tënde.
0 Comments