Lajmërim-Seanca e 24

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     

Më datë  27.03.2023   merret ky:         


A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 24  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR      

Seanca do të mbahet me datë 31.03.2023 (E PREMTE) në  ora 11:00 në sallën e Këshillit  të Komunës Dibër.   Për seancën e propozohet ky:                                                   

R e n d   d i t e  

1. Miratim i procesverbali nr:23.
2.Propozim ndryshim plotësim i programit për kontrollin e popullimit të qenve endacakë në zonën e komunës Dibër për vitin 2023,me përfundim për sjellje.
3.Llogaria përfundimtare e NKP”Standard”-Dibër për vitin 2022.
4. Propozim vendim për dhënie pëlqim në vendimin për caktimin e tarifave për shërbimet komunale-Grumbillimi dhe transporti i mbeturinave sjellur nga Këshilli drejtues i NKP  Standard  -Dibër.
5. Propozim vendim për dhënie pëlqim në vendimin për caktimin e tarifave për shërbimet ujore sjellur na Këshilli drejtues i NKP  Standard  -Dibër.
6.Rregullore për paga ,kompenzimet e pagave dhe të ardhurave të tjera për të punësuarit në komunën Dibër.
7.Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për përllogaritjen e pagave për stafin –teknik ndihmës dhe zjarfikësit profesional.