Lajmërim – Seanca e 23

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     

Më datë  23.02.2023   merret ky:                       

A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 23  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR      

Seanca konvokohet për 28.02.2023 datë (E MARTË) në ora 11:00 në sallën e Këshillit  të Komunës Dibër.      

Për seancën e propozohet ky:                                                  


  R e n d   d i t e  

1.Miratim i procesverbali nr:21,22.
2.Përfundim për miratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2022-Kuartali i IV.
3.Llogaria përfundimtare e Buxhetit të Komunës Dibër për  vitin 2022 me përfundim për sjellje.
4. Raport   për   aktivitetet   që   ka  realizuar NJTKZ  në  vitin 2022, me përfundim  për sjellje.
5. Program  për   punën e  NJTKZ për vitin 2023 ,me  përfundim    për    sjellje.
6. Plan për zbatimin e mësimit dhe trajnimin profesional të punsuarve në NJTKZ në Komunën Dibër për vitin 2023 me përfundim    për    sjellje.
7.Propozim Vendim për formimin e këshillit lokal për preventivë.
8.Propozim Vendim për formimin e Komisionit për shqyrtim të gjendjes me sistemet e ujësjellës kanalizime Lokale të fshatrave, tubacionet dhe kanalizimet e të cilave propozohet të merren nga ndërmarrja komunale.
9.Propozim Program për aktivitetet e Komunës Dibër për mbrojte dhe shpëtim ,mbrojte nga zjari dhe manaxhimin të krizave per vitin 2023.    
10.Propozim Program për zbatimin e masave të përgjithsme për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive për vitin 2023.
11.Propozim Vendim për ngritjen e një komisioni ekspertësh për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore (zjarret) në zonën e komunës së Dibrës.
12.Kërkesë për   pëlqim   për  ndryshim   plotësim të   planit  vjetor   për   punësime   për   vitin 2023 në  Komunën Dibër.