U nis iniciativa për bashkëpunim ndërkufitar në rajonin tonë
Sot kisha nderin që të kemi mysafir në Komunën e Dibrës përfaqësues nga Komuna e Qendrës Zhupë Komuna e Rostushit si dhe nga Bashkia e Peshkopisë dhe Prefektin e Qarkut Dibër, R.Shqipërisë. Në këtë takim pune, u nis iniciativa për bashkëpunim ndërkufitar në rajonin tonë. U diskutuan probleme të përbashkëta mes Komunave si dhe shqetësimeve ndërkufitare me Qarkun e Dibrës, duke inicuar zgjedhjen e problemit të deponisë jo vetëm të qytetit tonë por edhe të Qendër Zupa dhe Rostushes.
Qëllimi i këtij takimi është të përthithen fondet e bashkimit Europian, IPA Fondeve, në vlerë deri në 5 milion euro. Përmes këtyre fondeve dhe kësaj iniciative, do arrihet që të zgjidhet njëherë e mirë problemi i deponisë në qytetin tonë dhe tja kthejmë imazhin e duhur dhe të nevojshëm.
0 Comments