Partner të rinj për buxhetim më të mirë të komunave

Në organizim të Agjencisë Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), ishim të ftuar të prezentojmë në takimin ”Partner të rinj për buxhetim më të mirë të komunave”. Komuna Dibër veç është partnere e grupit të parë dhe pjesë e projektit të USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve i cili projekt finansohet nga ky agjension. Sot na u bashkuan edhe grupi i dytë prej 24 komunash. Dibra deri më tani është përfituese e 4 projekteve të USAIDit, projekte të cilët dukshëm do të përmirësojnë efikasitetin e administratës komunale në realizimin e obligimeve të cilat i kanë ndaj qytetarëve. Ambasadorja e SHBA znj. Kate M. Byrnes në fjalimin e saj mes tjerash përmendi vetëmse komunën e Dibrës “ ….si shembull i mirë i komunës së Dibrës ku në hyrje të komunës, publikisht dhe në mënyrë të dukshme për qytetarët janë të shfaqur shpenzimet ditore të komunës”.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *