LAJMËRIM – Seanca e 5

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     

Më datë   21.01.2022   merret ky:
AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 5   TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR
Seanca do të mbahet me datë  31.01.2022 ( E HËNË ) në  ora 11:00  në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancën e propozohet ky:

R e n d   d i t e

  • Miratim i procesverbali nr:4.
  • Përfundim për miratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2021-Kuartali i IV.
  • Propozim vendim për zgjedhjen e komandantit të stacionit policor me kompetenca të përgjithshme Dibër.
  • Propozim vendim për tjetërsimin e pasurive të luajtshme në pronësi të Komunës Dibër.
  • Të ndryshme.