Mbi 12 milion denarë investime për infrastrukturën e Dibrës, Duka: Realizojmë ato që kemi premtuar

12 Milion e 57 mijë denarë është shuma e financuar nga projektet e TAV për Komunën e Dibrës, shumë e cila do të investohet në infrastrukturën rrugore në Komunën e Dibrës, shprehet kreu i këtij institucioni Hekuran Duka.

Komuna e Dibrës ka aplikuar me projekte teknike ndërsa financimet vijnë të miratuara nga qeveria për shpërndarjen e mjeteve të koncensionerit TAV.“Sot edhe zyrtarisht qeveria miratoi grupën e dytë të projekteve nga shpërndarja e mjeteve të koncesionerit TAV me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Si edhe herën e parë, bëhet fjalë për investime në çerdhe, shkolla, infrastrukturë të rrjetit nëntokësor dhe kanalizime, rindërtim dhe meremetim të rrugëve lokale dhe rajonale, projekte këto të cilat vërtet janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.” U shpreh zv. Kryeministri i parë shqiptar Artan Grubi.

“5.890.317,00 denarë është shuma që do të ndahet për rrugë lokale në fshatin Banjisht të Dibrës dhe 6.167.427,00 denarë për rrugën 1 dhe 2 në Bllokun 3 lokacioni A në Dibër. Këto janë vetëm disa nga ato çfarë kemi premtuar dhe po i realizojmë për Dibrën, ku së shpejti do shpalosim dhe investime tjera qindra mijëra euroshe për projekte të ndryshme që tashmë do nisin zbatimin e tyre.” – Tha kryetari Duka.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *