Vendosja e kamerave dhe ndriçimi i deponisë mori fund
Vendosja e kamerave dhe ndriçimi i deponisë mori fund.
Pason rrethimi dhe vendosja e hyrjes ( rampës) në deponi.
Me këtë projekt do të mundësohet që të kemi një kontrollë mbi këtë pjesë dhe të minimizohen problemet e shpeshta siç janë djegija e mbeturinave, shkarkimi i tyre pa kriter jashtë dhe mbrenda deponisë.
Me ndalesën që ju bë komunave të tjera që të derdhin mbeturinat në këtë deponi, sigurimi i bagerit që vazhdimisht punon për mbulimin dhe rrafshimin me dhė, si dhe intervenimet efikase të njesitit të zjarfiksëve për shuarjen e zjarrit, kanë rrezultuar që deponia një kohë të gjatë më nuk paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve.
0 Comments