Informim për mbyllje të plotë të segmentit të rrugës 1 Maji.  

Të nderuar!

Informohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik që pjesë e rrugës lokale 1 Maji, në segmentin nga rrethrotullimi (rruga 8 Shtatori dhe Bulevard 100) deri te udhëkryqi pas objektit të MEGA Market me rrjetin sekondar të rrugës 8 Shtatori.

Komuna Dibër me kërkesë të “Jis Kompani” Shpk Dibër dhe pëlqim nga Ministria për punë të mbrendëshme SPB-Ohër Njësia për Polici, ka dhënë Aktvendim për ndrim të përkohshëm të rregjimit të komunikacionit në rrugën komunale rr. “1 Maji”, por për shkak të situatës të paparashikuar, rrëshqitja e dheut dhe pas kqyrjes në terren nga ana e ekspertëve nga Ministria për punë të mbrendëshme SPB-Ohër Njësia për Polici, Inspektori i autorizuar për ndërtim – Komuna Dibër dhe përfaqësues nga Sektori për urbanizëm i Komunës Dibër, për shkak të rezikut për pjesëmarrësit në trafik u vendos për mbyllje të përkohshme të segmentit të rrugës 1 Maji, deri në sanimin dhe sigurimin e kushteve për trafik të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.