Në Komunën Dibër do të realizohet testimi masiv

Të nderuar Dibranë!

Jemi të informuar se sot shifrat paraprake e të infektuarve me Covid19 në RMV, janë shumë dëshpëruese. Prandaj lusim qytetarët e komunës Dibër që në mënyrë të përpiktë t’ju përmbahen masave mbrojtëse kur janë duke lëvizur nëpër qytet dhe qëndrimi i tyre nëpër kafiteritë, restorantet etj. Në komunën tonë me datën 08 dhe 09. 06. 2020 do të realizohet testimi masiv i të punësuarve në institucionet parashkollore dhe të shpresojmë që të mos kemi raste pozitive me COVID19, por çdo gjë është e mundur ngase nëpër qytet ka filluar një neglizhencë dhe mospërfillje e masave mbrojtëse me COVID19. Bëjmë apel tek qytetarët, pronarëve të kafiterive, restoranteve, taksitave etj etj që të bëjnë dezinfektimin e shpeshtuar të objekteve të tyre dhe të kujdesen për masat preventive sipas protokolleve të punës sepse virusi ende është prezent dhe aktiv e sidomos rrezik paraqet virusi i importuar nga qytetet tjera prej ku kemi informacione se numri i të infektuarve dhe të vdekurve çdo ditë vjen duke u ritur.👉 mbani maskat mbrojtëse👉 mbani distancën fizike sidomos kur uleni në kafiteri dhe restorante ose ne ndeja të tjera👉 dezinfektoni duart👉 mos dilni pa nevojë në qytet👉 Dezinfektoni sa më shpesh lokalet, ndërtesat, objektet dhe mjetet e udhëtimit që hyjnë në Dibër nga qytetet tjera sidomos prej Shkupit, Tetovës, Gostivarit etjUrojmë që Dibra të mos ketë raste pozitive me COVID19 pas testimit masiv, por çdo gjë është e mundur.KUJDES❗

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *