Gjendja e sigurisë në Komunën e Dibrës

Takim pune me përfaqësuesit lokal të MPB-së z. Arben Dumani kryeshef i stacionit policor, inspektorin e lartë kundër kriminalitetit ekonomik z. Jusuf Avmedovski, analizuesin për zbulim të kriminalitetit z. Arsim Kobeci, prokurorin publik z. Nehat Croj dhe përfaqësues të inspektoratit komunal për ndërtim znj. Ana Alizoti, përfaqësues i sektorit juridik z. Osman Imetovski. Tema e bisedës ishte gjendja e sigurisë në komunën e Dibrës si dhe shkeljet ligjore në fushën e ndërtimit të objekteve pa leje si dhe fenomeni i uzurpimit të tokave në pronësi të RMV-së dhe komunës Dibër. U konstatua se në komunën tonë janë prezente të dy fenomenet të cilat janë konstatuar nga inspektori komunal. Në këtë drejtim u vendos që në një bashkëpunim të ngushtë në mes komunës dhe organet e lartëpërmendura, të meren të gjitha masat ligjore për zhdukjen e ketij fenomeni i cili kohën e fundit ka marë përmasa duke shfrytëzuar edhe krizën me Covid19. Ju bëjmë apel qytetarëve që të bashkëpunojnë për luftimin e kesaj dukurie, kurse ata të cilët kan bërë shkelje ligjore, të vetëdijësohen dhe të respektojnë të gjitha vendimet të cilat i sjell inspektorati për ndërtim, në të kundërtën do të jemi të detyruar të ndërmarim masa më ekstreme siç është prishja e objekteve pa leje dhe sanksione të tjera që kanë të bëjnë me këtë vepër penale.
………………………………

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *