Informate per Oren Policore ne Vikend

Ne baze te vendimit te qeverise per masat e ndermara per koronavirusin, kete vikend nga dita e premte ora 16:00( 17.04.2020) deri diten e marte ne ora 05:00 (21.04.2020) do te vendoset ora policore.
Ne baze te vendimeve te qeverise dhe ne baze te planit operacional te Shtabit Operativ Komunal-Diber:
Menyra e funskionimit do te vazhdoje si me poshte:

  • Do te lejohet levizja e personave te cilet posedojne leje, por duke e respektuar percaktimin fiks te saj per vijen dhe oren e levizjes.
  • Do te lejohen te punojne vetem subjektet ekonomike te cilet kane leje:
    Restorantet, fast foodet, te cilat do te lejohen te pregadisin dhe te bejne shperndarjen e ushqimeve tek porositesit.
  • Poashtu do te lejohen te punojne marketet e percaktuara nga ora 10:00 – 15:00, ku prsonat te cilet kane nevoje per gjesende jetike do te lajmerohen tek numrat e Kryqit te Kuq , te cilet do te kryejne sherbimin per ta, me crast pagesa do te behte ne dore ne baze te llogarise fiskale.
  • Do te lejohen te punojne barnatoret te paisura me leje per levizje, sipas orarit te regullt te punes.
  • Lejohen firamat e ndertimit te kryejne aktivitetin e tyre, sipas regullave te percaktuara,
    Te gjitha subjektet ekonomike te permendura duhet qe paraprakisht te paraqesin listen me te dhenat e puntoreve, diten e punes, vendin ku do te punojne dhe oren, per kete do te paraqesim edhe nje formular te cilin duhet ta plotesojne dhe ta paraqesin ne stacionin Policor ne Diber.
    Te gjithe personat qe lejohen te shtrojne aktivitetin e tyre ekonomik, do te kontrollohen per lejen e tyre, per masat e mbrojtjes dhe respektimin e rekomandimeve te percaktuara qarte.
    Formularin mund ta shkarkoni nepermjet webfaqes ose ne linkun: https://dibra.gov.mk/wp-content/uploads/2020/04/%D0%9F%D0%A0%D0%98%D0%88%D0%90%D0%92%D0%90-%D0%97%D0%90-%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%90%D0%88%D0%9D-%D0%A0%D0%90%D0%91%D0%9E%D0%A2%D0%90-Debar.pdf

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *