Shtabi komunal i krizës, sot priti në vizitë pune drejtorin e qendrës për menaxhim me kriza z. Agron Buxhaku

Shtabi komunal i krizës, sot priti në vizitë pune drejtorin e qendrës për menaxhim me kriza z. Agron Buxhaku. Drejtorit, nga ana e kryetarit të komunës Dibër njëkohësisht edhe shef i shtabit të krizës z. Hekuran Duka, iu raportua e gjithë puna dhe aktiviteti të cilin e ndërmori komuna Dibër dhe q. Zhupë në koordinim me qendrën kryesore për menaxhim me kriza. U konstatua se bashkëpunimi ishte shumë i suksesshëm gjë që u reflektua në teren si stabilizim i situatës. Shtabi komunal iu falenderua z. Agron Buxhaku për kontributin patriotik të cilin e ka dhënë gjatë kohës kur Dibra përjetonte situatën e vështirë të krizës e shkaktuar nga pandemia me Covid19. Të shpresojmë për një takim në ditë më të mira.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *