Takim informues
Sot (09.03.2020), kryetari Komunes Diber Hekuran Duka në kuadër të shqetësimit të krijuar nga shfaqja e gjendjes virusale, COVID-19 ( corona virus), mbajti takimin e radhës ndër disa takime tjera, me karakter informues me përfaqësues të institucioneve kompetente që e përcjellin situaten lidhur me përhapjen e virusit.
Në këtë takim raportuan Drejtori i qendrës të shëndetit Publik në Dibër, kryeshefi i policisë- Dibër dhe përfaqësues tjerë të ndërlidhur me situatën, ata raportuan për gjendjen në teren dhe treguan për masat e ndërmarura.
Nga raportimi u konstatua se gjendja është nën kontroll dhe vrojtimi vazhdon me kujdes të veçantë, dhe nuk ka nevojë për panikë, por për kujdes të shtuar.
Komuna Dibër informon se e ndjekën situatën nga afër me seriozitetin e nevojshëm dhe në koordinim me institucionet e përfshira.
Në kuadër të masave të ndërmara, poashtu u specifikua gjendja e higjenës në institucionet publike dhe private, ku si APEL luten të gjithë qytetarë të jenë të kujdesshëm me këto masa dhe për çdo eventualitet të respektojnë udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik në RMV.
0 Comments