Komuna Dibër solidarizohet me Republikën e Shqipërisë
Komuna Dibër solidarizohet me Republikën e Shqipërisë
Këshilli komunal i Komunës Dibër në seancën e sotshme ku në rend dite ishte marrja e vendimeve pas ngjarjes tragjike në Republiken e Shqipërisë, me propozim të Kryetarit të Komunës z. Hekuran Duka solli këta vendime:
- Dita e sotshme 27.11.2019 shpallet ditë zie në Komunën e Dibrës dhe pezullohen të gjitha aktivitet e organizuara për 28 Nëntorin.
- Komuna Dibër nga buxheti i saj ndan shumën prej 300.000 denarë për ndihmë financiare si dhe nje ekipë zjarfikësish me të gjitha pregatitjet teknike të nevojshme është në gadishmëri të plotë që në rast nevoje do të thirret në aksion nga shtabi i krizës në R. Shqipërisë.
0 Comments