Panairi i organizuar në Peshkopi, shënoi përfundimin e projektit ndërkufitar

Në Pallatin e Kulturës ‘Haki Stërmilli’ të qytetit të Peshkopisë, nga partnerët zbatues të projektit, Creative Business Solutions, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Komuna e Dibrës u organizua Panairi përmbyllës i projektit 2 vjeçar “Dibra – Debar, Përshpejtojmë Zhvillimin e Bujqësisë”’.
I financuar nga Bashkimi Evropian, projekti vjen si pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Në këtë aktivitet të gjitha agrobizneset pjesëmarrësë prezantuan produktet e tyre me certifikimin përkatës dhe identitetin vizual të markës, shërbime të asistuara këto nga ky projekt.
Pjesë e rëndësishme e këtij panairi ishin edhe takimet e punës mes Agrobizneseve dhe Përfaqësuesve të Rrjeteve të Supermarketeve, si dhe prezantimi i risive dhe arritjeve të projektit si rezultat i bashkëpunimit të mirë midis dy shteteve.
Në fjalën e tij përshëndetëse sekretari i Komunës së Dibrës z.Ylli Mirzo pasi përshëndeti të gjithë pjesmarësit, ai theksoi se ka pasur shumë peripeci dhe pengesa me të cilat është ndeshur Komuna për të mundësuar realizimin e këtij projekti por si përfundim ka arritur të ndërtojë mundësi në të dy rajonet duke ngritur vetëdijesimin në nivel lokal dhe atë ndërkombëtar dhe mbi të gjitha shkëmbimin kulturor mes dy vendeve. Spresojmë që në të ardhmen këto agrobiznese të jenë modele për fermerët e tjerë dhe uroj që të kemi sa më shumë projekte produktive mes dy vendeve ndërkufitare, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e nivelit të cilësisë në aspektin administrativ, infrastrukturor, social dhe shoqëror. Si përfundim ai në emër të Komunës së Dibrës dhe administratës komunale falenderoi të gjithë ato që mundësuan realizimin e këtij projekti me bindje që të jetë urë lidhëse në determinimin edhe të projekteve tjera në të mirë të banorëve të dibrës në të dy anët.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *