Selami, Duka dhe Babovski inspektuan nga afër punimet e ndërtimit të rrugës komunale

Sot kryetari i Komunës së Dibrës z. Hekuran Duka mirëpriti në takim drejtorin e Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural z. Nikola Babovski dhe zv/drejtorin e Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural z. Abdulselam Selami.
Së bashku inspektuan nga afër punimet në asfaltimin e rrugës për fshatin turistik Banjisht.Një projekt me investim nga agjensioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe buxheti i komunës Dibër. Shpenzimet për përpilimin e projektit teknik u mbështet nga pronari i banjave “Capa”, z Mexhit Capa.
Ky investim me vlerë të përgjithshme 13.563.748,00 ka rëndësi të veçantë sepse rritë edhe më shumë zhvillimin turistikë të kësaj zone si dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.
Falemnderim i veçantë për drejtorin z. Babovski dhe per zv/drejtorin z. Selami të cilët shprehën gadishmëri për të realizuar projektet në komunën tonë si dhe duke premtuar se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në projektet e radhës.
Komuna e Dibrës gjithmonë do të jetë në shërbimin e qytetarëve, pasi ky është edhe qëllimi ynë si institucion, që qytetarëve tanë t’iu ofrojmë kushte sa më të mira për jetë.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *