Kompetencat e Këshillit të Komunës
Këshilli i
Komunës:
1. Sjell statut të Komunës dhe dispozita tjera;
2. Miraton buxhetin të komunës dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit.
3. Përcakton lartësinë e të hyrave burimore për financimin e Koumunës, në
suazat e përcaktuara me ligj;
4. Themelon shërbime publike dhe kryen kontrollin ndaj punës së tyre;
5. Emëron anëtarë në këshillat drejtues të shërbimeve publike që i themelon;
6. Miraton programe pune dhe plane financiare për financim të shërbimeve
publike që i themelon;
7. Miraton Raportet për realizimin e Buxhetit të Komunës dhe llogarinë vjetore
të Komunës ;
8. Vendos për dhënien e lejes për kryerjen e veprimtrisë me interes public me
rëndësi locale ;
9. Miraton raportet e punës dhe llogaritë përfundimtare të shërbimeve publike
që i ka themeluar ;
10. Vendos për mënyrën e disponimit me pasurinë e komunës ;
11. Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të
komunës ne pajtim me ligj ;
12. Zgjedh personin që udhëheq me njësinë rajonale të Ministrisë për Punë të
Brenshme në Komunë në pajtim me ligj ;
13. Shqyrton dhe miraton raportin vjetor për sigurinë publike në territorin e
komunës që e dërgon Ministrit për Punë të Brenshme dhe Avokatit popullor;
14. Kryen dhe punë të tjera.
(2) Nëse
Këshilli nuk miraton raportet nga paragrafi 1 pika 7 dhe 9 të këtij neni,
mundet të ngre procedure të kontrollit mbi punën material dhe financiare para
organit competent për mbikqyrje.
(3) Personi udhëheqës nga paragrafi 1 pika 12 të këtij neni është i zgjedhur
nëse për të votojnë shumica e të gjithë Këshillave, të cilat përfshin njësia
rajonale e Ministrisë për Punë të Brendshme.