Takim me gazetaret

Kafen e mëngjesit në ditën e fundit të vitit e pimë së bashku me gazetarët e mediave që punojnë dhe veprojnë në Dibër.

Kryetari i Komunës së Dibrës priti sot në një takim të hapur dhe miqësor gazetarët lokalë, me të cilët u zhvillua një bashkëbisedim konstruktiv lidhur me projektet, prioritetet dhe idetë e punës për vitin 2026.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucionit komunal dhe mediave, si një faktor kyç për transparencë, informim korrekt të qytetarëve dhe ndërtim të besimit publik.

Po ashtu, kryetari prezantoi edhe një raport të shkurtër mbi punën dhe angazhimet në fillim të mandatit, duke veçuar projektet e realizuara, proceset e nisura dhe sfidat me të cilat është përballur Komuna në këtë periudhë, si dhe vizionin për zhvillimin e Dibrës në vitin që vjen.

Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese, me shkëmbim idesh dhe sugjerimesh, duke riafirmuar gatishmërinë për komunikim të hapur dhe partneritet me mediat lokale.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, dialogut dhe punës konkrete në shërbim të qytetarëve.

Skip to content