Month: <span>December 2024</span>

Në planprogramin për arsim të shkollave nëntëvjeçare

Në planprogramin për arsim të shkollave nëntëvjeçare është paraparë që nxënësit të vizitojnë njësinë e vatqeverisjes lokale – Komunën, për të parë nga afër funksionet dhe kompetencat të cilat i ka komuna për të menaxhuar problemet dhe kërkesat e qytetarëve.
Në vizitë ishin nxënësit e Shfk “Penestia” Dibër me kujdestarët e tyre përkatës dhe gjatë pytje/përgjigjeve ata patën mundësinë të njoftohen për çdo punë të cilën Komuna e Dibrës punon sipas ligjit për vetëqeverisje lokale.

Akt-Vendim Per miratimin e Projektit urbanistik per per ndertimin e infrastruktures se linjes: Linjat e transmetimit te energjise elektrike per ndertimin e linjes nentokesore 10/20 Kv nga trafostacioni i planifikuar 10(20}/0.4 Kv deri te shtylla te linjes ekzistuese te transmetimit 10/20 Kv, KKBanisht, Komuna Diber

Aksioni për riparimin e ndriçimit publik

Aksioni për riparimin e ndriçimit publik në f Mogorçë u realizua në 2 grupe pune dhe u vendosën 28cop ndriçues rë rinj 100wat dhe 6copë 50w si dhe u sanua linja trefazore e cila mbante nje pjes te madhe te fshatit. U riparuan 6 ndriçues dhe dislokuam nje pjes te kabllit i cili ishte i dëmtuar. Aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim dhe në fshatrat tjerë si dhe në qytetin e Dibrës.

Komuna Dibër i bashkohet fushatës „ Komuna në pëllëmbë të dorës “.

Komuna Dibër i bashkohet fushatës Komuna në pëllëmbë të dorës “.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë mbështetjen tonë për fushatën ” Komuna në pëllëmbë të dorës “, një nismë që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale përmes përdorimit të përmirësuar të faqeve të internetit të komunave.

Fushata u përgatit nga Projekti i USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Komuna jonë bashkëpunon në mënyrë aktive me këtë projekt me qëllim për të:

  • Përmirësuar menaxhimin e financave publike komunale;
  • Planifikim dhe realizim më efikas i buxhetit;
  • Rritjen e transparencës dhe llogaridhënies fiskale;
  • Përmirësimin e mbledhjes së të hyrave nga burimet vetanake;
  • qasje më i madh në burimet e jashtme të financimit;
  • Krijimin e kushteve për përfshirjen e sektorit privat

Qëllimi i fushatës “Komuna në pëllëmbë të dorës” është informimi i qytetarëve dhe bizneseve për të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe për t’u siguruar atyre qasje më të lehtë në shërbimet komunale.

Në kuadër të fushatës, ne do të përditësojmë rregullisht kanalet tona të komunikimit me informacione të reja nën juridiksionin e komunës, të cilat do të inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të informohen në mënyrë aktive për funksionimin e komunës.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të mbështesin fushatën, e cila do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në vetëqeverisjen lokale.

Vizitoni faqen e bashkisë, kërkoni dhe merrni informacionin e nevojshëm.

Përfshihuni në krijimin e një komune transparente

Mëso më shumë për:

Njoftim

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të shoqatave joqeveritare, klubeve sportive, afaristë, palë të interesuara si dhe çdo qytetar , ju ftojmë të merni pjesë në Debatin Publik të Propozim-Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2025, që do të mbahet me datë 10.12.2024 me fillim në ora 11:00 në Sallën e Këshillit Komunal Dibër.

Transparenca, dhe pjesëmarrja e qytetarëve në çdo etapë vendimmarëse janë shtylla e asaj që ne u zotuam para qytetarëve dhe mundohemi ta zbatojmë me përpikmëri, andaj jeni të ftuar për të dhënë idetë e juaja.

Me respekt,
Kryetari i Komunës
Hekuran Duka

Njoftim

Për të përmirësuar shërbimet publike dhe për transparencë Komuna Dibër ka vendosur formular me të cilin ju mundëson të gjithë personave juridik dhe fizik të interesuar të parashtrojnë kërkesa apo ide për plotësimin e projekt buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2025. Personat të interesuar munden të plotësojnë formularin që ështe vendosur tek linku më posht. https://dibra.gov.mk/buxheti/