AKTVENDIM për miratimin e Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër

                        Në bazë të nenit 44 paragrafi (7) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/2020 dhe 111/2023) dhe me propozimin e Komisionit për urbanizëm nr. 10-335/5 të datës 30.04.2024, Kryetari i Komunës Dibër e sjell këtë:    

A K T V E N D I M për miratimin e Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”
 
Miratohet Plan programi për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër” me sipërfaqje prej 18.78 ha, me kufinjtë e përfshirjes së planit që kalon nëpër akset e rrugëve: jug: rr. “8 Shtatori”;perëndim: rr. “8 Shtatori” dhe rr. “1 Maji”;veri- lindje: rr. “Zhivko Bogdanovski”;lindje: Kremeniçki Doll (vija kufitare e KK Dibër dhe KK Rajçicë).      
Plan programi është punuar nga sh.p.p.i. “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup, me nr. tek. 003/02/24 nga Prilli i vitit 2024.   Procedura është inicuar nga sh.p.p.i. “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup nëpërmjet sistemit e- urbanizëm, me nr. 60447.  
Arsyetim   Në bazë të  Programit për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2024, nr. 08-270/19 të datës 28.02.2024, është ngritur procedura për përgatijen dhe miratimin e Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”, të arkivuar në Komunën Dibër me nr. 10-335/1 të datës 15.03.2024, me shtojcë:     Me kërkesën për nisjen e procedurës është bashkangjitur edhe dokumentacioni në vijim: Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”, me nr. tek. 003/02/24 nga Prilli i vitit 2024, punuar nga sh.p.p.i. “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup;Elaborat gjeodezik për punë gjeodezike për destinime të veçanta për bazat e azhuruara gjeodezike për KK Dibër 2, KK Dibër 1, KK Rajçicë, nr. 0801-343/3-2023 të datës 19.12.2023, punuar nga GEOMATIKA ShPK Shkup;Aneks i Elaboratit gjeodezik për punë gjeodezike për destinime të veçanta për bazat e azhuruara gjeodezike me nr. prot. 0801-343/3-2023 për KK Dibër 2, KK Dibër 1, KK Rajçicë, nr. 0801-343/3-1-2023 të datës 21.02.2024, punuar nga GEOMATIKA ShPK Shkup;Programi për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2024, nr. 08-270/19 të datës 28.02.2024;Aktvendimi për formimin e komisionit për urbanizëm- Komuna Dibër, nr. 10-1020/1 të datës 27.11.2020;Propozim nga Komisioni për urbanizëm, për miratimin e Plan programit për përgatitjen e “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”, nr. 10-335/5 të datës 30.04.2024;   Kryetari i Komunës Dibër pas këqyrjes së kryer të dokumentacionit të bashkangjitur, konstatoi që kërkesa është e justifikuar dhe se janë plotësuar kushtet në pajtueshmëri me nenin 44 paragrafi (7) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/2020 dhe 111/2023) dhe në bazë të kësaj është sjellë Aktvendimi si në dispozitiv.    
 
UDHËZIM PËR MJETE  JURIDIKE : Kundër këtij Aktvendimi, kërkuesi mund të parashtrojë ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij Aktvendimi deri te ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve në sferën e rregulimit të hapësirës.   Dorëzuar deri te: Arkivi.    
PLANSKA PROGRAMA DUP BLOK 11 DEBAR-KNAUF_korekcija_25-04-2024

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *