Gurthemeli i fazës së parë të projektit për rehabilitimin e sistemit të ujitjes për Fushën e Dibres

.

Vazhdojmë të shpalosim investimet kapitale që ndodhin në komunën tonë dhe që kthejnë shpresat e skeptikëve.
Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për bujqit dibranë: Sot u vendos gurthemeli i fazës së parë të projektit për rehabilitimin e sistemit të ujitjes për Fushën e Dibrës. Kjo ngjarje e një rëndësie historike do të fillojë me fazën e parë dhe investimi kap një vlerë prej afro 2 milion euro që parashikon rekonstruimin e objektit të stacionit të pompimit si dhe vendosja e pompave të ujit. I gjithë buxheti do të sigurohet nga qeveria e RMV konkretisht nga ministria e bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave. Faleminderova të gjithë stafin në krye me ministrin Ljupço Nikolovski, zv ministrin Vjollca Berisha, sekretarit shtetëror Rexhail Ismaili si dhe drejtorin e drejtorisë për ekonomi të ujrave Isni Jakupi etj, të cilët kan punuar për daljen në dritë të këtij megaprojekti që për Dibrën ka domethënie jetike.
Na shkoftë puna mbarë dhe e gëzofshim.
Sëafërmi do tju njoftojmë edhe për investime të tjera të rradhës.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *