Month: <span>July 2022</span>
Sot vizitova realizimin e projektit të fituar nga shkolla nëntëvjeçare “Penestia”
Sot vizitova realizimin e projektit të fituar nga shkolla nëntëvjeçare “Penestia” që konsiston në krijimin e kushteve për aksesueshmëri të personave me aftësi të kufizuar i cili është financuar nga Bashkimi europian. Në kuadër të këtij projekti shkolla do të përfitojë dy ashensorë për shkallat dhe një ashensor më i madh në objektin e klasëve të ulta.
Gjthashtu është për tu përshëndetur kontributi i një Dibrani nga SHBA ( V.SH.) i cili ka bërë donacijon kësaj shkolle në shumë prej $55000 , të dedikuara për rikonstruimin e disa klasëve, kabinetit të muzikës dhe nyjeve sanitare.
Të gjithë këto investime nuk do të ishin të mundura të realizohen pa angazhimin e administratës së kësaj shkolle nën udhëheqjen e drejtorit z. Ajet Mullarexha i cili me punën e tij transparente ka mundur të krijojë besueshmëri tek investitorët.
Stina e Verës plot gjallëri në poligonet e komunës Dibër dhe këndin e lojrave për fëmijë.
Stina e Verës plot gjallëri në poligonet e komunës Dibër dhe këndin e lojrave për fëmijë.
Masat e nevojshme për shuarjen dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit që u shkaktua në deponinë
Kjo është dita e dytë që kur NKP Standard bashkë me komunën e Dibrës kanë marë të gjtha masata e nevojshme për shuarjen dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit që u shkaktua në deponinë e egër të qytetit. Në gadishmëri të plotë 24 orë ishin njësia e zjarfiksëve, kapacitetet e NKP Standard në krye me drejtorin, kompania e cila në raste urgjente punon në deponi me buldozherin për mbulimin e vatrave të zjarrit dhe aktivitete të tjera. Komuna Dibër është duke punuar me peioritet për modernizimin edhe të mëtutjeshëm të deponisë, mirpo problemi i deponive të egra në RMV është problem i cili do të zgjidhet në nivel republikan me ndërtimin e deponive regjionale. Kjo do të jerë zgjidhja definitive, deri atëherë do të kemi shumë vështirësi si komuna për kontrollin e deponive e sidomos gjat prriudhës së verës kur temperaturat janë të larta. Për çdo eventualitet ne me të gjithë forcat që kemi do të mundohemi të përballemi me vështirësitë që nxjer deponia dhe presim që edhe qytetarët bashkë me firmat private dhe shtetërore të na ndihmojnë sipas mundësive që kanë. Me masat tona ne do të mundohemi që sa më pak të kemi ndezje dhe zjarre në deponi duke pasur mirkuptim për shqetsimin e qytetarëve.
Përforcimi i kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve të komunës.
Komuna e Dibrës është partnere e projektit të USAID North Macedonia – Përforcimi i kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve të komunës.
Sot me ndihmën e Znj Marina Jandrevska, specijaliste për financa të komunave, të pranishmit nga administrata komunale kishin mundësinë që të njoftohen më shumë për:
- Inicimin e procedurës për furnizime publike
- Përcjellja e realizimit të marveshjes për furnizime publike
- Pagesa e detyrimeve financiare në përputhje me marveshjen për furnizime publike.
Ky projekt do të kontribuojë në ritjen e stabilitetit të menaxhit financiar të komunës dhe ritja e kontrollit në punën e komunës. Në këtë mënyrë zvogëlohen gjasat për gabime, mashtrime, mosrespektimi i rregullativave, si dhe risku nga moszbulimi i këtyre problemeve.
Sot u bë pranim – dorzimi i kamionit të ri për destinim special
Sot u bë pranim – dorzimi i kamionit të ri për destinim specijal, transport të mbeturinave në teritorin e komunës së Dibrës. Ky mjet është shumë i nevojshëm për mbajtjen e higjienës së qytetit dhe do ti jepet në shërbim NKP Standard në kuadër të programit përforcimi kapaciteteve të ndërmarjes. NKP Standard me reformat të guximshme dhe të vështira në drejtim të organizimit të veprimtarisë së vet, sëshpejti do të mer një imazh krejtësisht tjetër dhe më modern. Faza e parë e projektit për përmirësimin e ujit të pijshëm, sigurimi i 130 kontenjerëve të rinj për grumbullim dhe kamjoni për transportimin e mberurinave, janë investime strategike të komunës në kuadër të kujdesit për një ambient të pastër.
Sot në takim zyrtar u prit z. David Cernihorski shef i sektorit ekonomik pranë ambasadës së Republikës Çeke
Sot në takim zyrtar u prit z. David Cernihorski shef i sektorit ekonomik pranë ambasadës së Republikës Çeke në Shkup. Ky takim vjen pas vizitës së ambasadorit të R Çeke z. Jeroslav Ludva i cili premtoi mbështetje finaciare për një projekt të komunës Dibër dhe sot me z. Cernihorski u bisedua konkretisht me cilin projekt do të konkurojë komuna e Dibrës. Gjithashtu temë bisede ishte edhe promovimi i turizmit si dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë.
Të nderuar qytetarë!
Të nderuar qytetarë!
Komuna e Dibrës gjithmonë ka qenë e hapur për bashkëpunim me qytetarët e vet në të mirë të zhvillimit të qytetit tonë. Atë e kemi dëshmuar në të gjitha aktivitetet si ato sportive ( klubet), kulturore, humanitare ( shoqatat), aksionet ekologjike, aktivitete në mirbajtjen e ambijentit jetësor, e shumë të tjera. Vazhdojmë që të shprehim gadishmëri për bashkëpunim me të gjithë, pa dallime. Për hir të koordinimit të projekteve vjetore që ka planifikuar komuna e Dibrës nga njëra anë dhe aktiviteteve të shoqatave, klubeve dhe individëve vullnetarë nga ana tjetët, ju ftojmë që të kërkoni miratim ( koordinim) nga komuna e Dibrës me të vetmin qëllim që të mos vjen deri te ndonjë pengesë ose dyfishim të të njejtit projekt.
Shumica e shoqatave dhe individëve konsultohen me komunën para se të ndërmarin ndonjë aksion ose punë. Për të qenë më konkret p. sh. një shoqatë e caktuar është drejtuar komunës me kërkesë që të mbjell ose zavendësojë drunjt e dëmtuar në qytet ( trotuare) dhe ne pasi e kemi pa se të njejtin aktivitet ne si komunë nuk e kemi pasë të planifikuar për kohën e caktuar, kemi dhënë leje dhe puna është bërë pa problem nga ana e shoqatës.
Pa keqkuptime, kohën e fundit kemi evidentuar disa punë nga persona të caktuar të cilët nuk konsultohen me komunën por me një anashkalim ( me ose pa qëllim??!!) të komunës, kryejnë punë të cilat punë komuna e Dibrës veç i ka në plan që ti realizojë në një kohë të afërt. Kështu menjëherë paraqitet problem dhe vjen deri te dyfishimi i të njejtës punë. Sëpari komuna nuk mundet të realizojë projektin pasi lokacioni i realizimit tani më është i “uzurpuar” nga dikush i cili “vullnetarisht” ka ndërmarë diçka dhe nga ana tjetër ka dy shpenzime për të njejtën punë. Ky është momenti kur vjen në shprehje nevoja e bashkëpunimit dhe koordinimit pasi në fund të fundit për çdo gjë që ndodh në qytet me pronën shoqërore është përgjegjëse komuna.
Ju ftojmë që të bashkëpunojmë për të mirën e qytetit dhe të mos lejojmë të ketë hapësirë që dikush të dyshojë për inate individuale, poena politike dhe populizma, gjë e cila nuk ka ndodhur deri tani.
Ne e çmojmë pa masë çdo punë me qëllim të mirë, por si gjithmonë me koordinim dhe bashkëpunim pasi kështu do të jemi më efikas. Komuna e Dibrës deri tani nuk i ka mbyllur derën askujt që ka një aktivitet me qëllim të mirë, por përkundrazi ka bashkëpunuar dhe bile ka ndihmuar në të gjitha mënyrat që ai aksion të realizohet me shumë sukses.
Duke dashur që me këtë shkrim të mos keqkuptohemi dhe duke pasur kujdes që të mos lëndojmë entuzjazmin e shoqatave dhe individëve që duan të japin kontribut me punë për qytetin, ju faleminderojmë për mirkuptimin dhe ne vazhdojmë të kemi besim se bashkëpunimi dhe koordinimi pa paragjykime, është çelsi i suksesit për të gjithë.
100 pako ushqimore për qytetarët e Dibrës
Pronari i biznesit “Star System srl” z. Munir Shemshi në Itali, me rastin e Kurban Bajramit dhuroi 100 pako ushqimore për qytetarët e Dibrës që kanë nevojë për ndihmë. z. Munir Shemshi, ndihmoi Dibrën edhe në krizën e pandemisë me Covid19. Komuna Dibër faleminderon këtë biznismet duke i uruar festën e kurban bajramit që të ketë shëndet dhe suksese në biznesin e tij.