KOMUNA DIBËR
SHPALLJE NUMËR 01 / 2022
PËR TJETËRSIM TË TOKËS NDËRTIMORE PRONË E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NËPËRMJET ANKANDIT ELEKTRONIK PUBLIK PËR OBJEKTE ME DESTINIM
1. B – DESTINIME KOMERCIALE DHE AFARISTE ( B1 – DESTINIME TË VOGLA KOMERCIALE DHE AFARISTE, B2 – NJËSI TË MËDHA TREGTARE, B3 – NJËSI TË MËDHA HOTELJERIKE, B4 – HAPËSIRA AFARISTE, B5 – KOMPLEKSE HOTELJERIKE DHE B6 – NDËRTESA PËR TUBIME )
Në përputhje me Planin e detajuar urbanistik të bllokut urban – 25 zona me destinim të veçantë Kazerma -,,Liman Kaba,, miratuar me vendimin nr.07-218/5 data 09.03.2010 .
LËNDË E ANKANDIT ELEKTRONIK PUBLIK
Lëndë e ankandit elektronik publik eshtë toka e pandërtuar në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e paraparë me:
- Planin e detajuar urbanistik të bllokut urban – 25 zona me destinim të veçantë Kazerma -,,Liman Kaba,, miratuar me vendimin nr.07-218/5 data 09.03.2010, me destinim të ndërtimit të destinimeve komerciale dhe të biznesit me karakteristikat në përputhje me tabelën nr. 1.
TABELA nr.1
E DREJTA NË PJESËMARRJE
Të drejtë për të marrë pjesë në ankandin publik kanë: Të personat të interesuar vendor dhe të huaj fizik dhe juridik të cilët mund të fitojnë pronësi në tokë ndërtimore në teritorin të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me ligjin dhe i plotësojnë kushtet të dhëna në shpallje dhe ate :
- Personat fizik: qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtetas të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të OECD, si dhe shtetas të vendeve që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të OECD, por nën kushtet e reciprocitetit mund të fitojnë të drejtën të pronës të tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë .
- Subjekt juridik: subjekt juridik i vendit, subjekt juridik në pronësi të përbashkët, person juridik i themeluar nga person i huaj fizik dhe person juridik i regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së, subjekte juridike të huaj rezidentë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të OECD, si dhe të subjekteve të huaj juridikë rezidentë në vendet që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të OECD, të cilat nën kushtet e reciprocitetit mund të fitojë të drejtën e pronës të tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut .
KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK.
Personët fizikë dhe juridikë të interesuar paraqesin parashtrimin e fletëparaqitjes për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik nëpërmjet sistemit informativ të vendosur në faqen e internetit www.gradezno-zemjiste.mk , me plotësimin të formullarit elektronik të cilin e nëshkruan me çertifikatë të vlevshme digjitale të lëshuar nga subjekti i autorizuar për ç’do parcelë ndërtimore veç e veç, ku është deklaruar se për cilën parcelë ka të bëjë vetë parashtresa dhe cilët dokumente janë pjesë e parashtrimit të kompletuara me dëshmitë në vijim , të parashtruara në formë elektronike, ku dokumentacioni i nevojshëm bashkanjgjitet si kopie e skenuar në PDF ose fotografi në jpg ose jpeg formë, në të cilën theksohet se për cilën parcelë parashtresa konkrete dhe cilat dokumenta janë pjesë përbërese e parashtresës, të kompletuara me dëshmitë në vijim ( të parashtruara në origjinal ose fotokopje të noterizuara ) .
- Kërkesa e aplikantit, ku janë deklaruar të dhënat për parashtruesin e fletëparaqitjes, të dhënat për cilën parcelë ndërtimore ka të bëjë fletëparaqitja dhe cili dokumentacionin dorëzohet bashkanjgjitur me paraqitjen e nënshkruar në mënyrë digjitale . Nëse personi i cili e plotëson parashtresën për ankand është në rol të personit të autorizuar e detyrueshme është të bashkanjgjisë autorizim të noterizuar ;
- Garancion bankar për serizozitetin të ofertës e cila është verifikuar në pajtim me pasqyrën tabelare e dhënë në këtë shpallje, ofertë me vlerë 110% nga vlera fillestare e përgjithshme e tokës ndërtimore me afat vlevshmërie deri në dt. 27.07.2022 , me të cilën garantohet se nëse mer status të ofertuesit më të volitshëm do të paguajë vlerën më të lartë të aritur për tjetërsim të tokës ndërtimore në ankandin elektronik publik në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të njohtimit me shkrim për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm (të vendoset nr. i shpalljes dhe numri i PN në qëllimin e garancionit ) ;
- Për personat fizik, çertifikatën e shtetësisë;
- Për subjektet juridike, vërtetim për regjistrim të personit juridik në regjistrin përkatës;
- Prokurë autorizimi për përfaqësuesin që përfaqëson personin juridik, apo dëshmi që tregon personin e autorizuar përgjegjës i personit juridik;
- Е-mail adresën e dorëzuesit të parashtresës, përmes të cilit do të kryet procedura e regjistrimit për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, dhe do ti dërgohet emri shfrytëzues dhe shifra për të hyrë në faqen e internetit në të cilën do të bëhet ankandi publik elektronik, (për aplikantët të cilët paraqesin një adresë e-mail të gabuar, komuna Dibër nuk ka detyrim për të marrë dhe korrigjon atë).
- Deklaratë për pranimin e kushteve në shpallje e nënshkruar me nënshkrim digjital ;
Komisioni pas skadimit të afatit për aplikim të paraqitjeve , vërteton nëse aplikimet janë të kompletuara dhe të parashtruara në pajtim me kushtet e shpalljes.
Nëse meret pjesë në ankandin publik elektronik në më shumë se një parcelë ndërtimore, mjaftueshëm është që në origjinal ose kopje të vërtetuar nga noteri të paraqesë dokumentet e përmendura më lart në vijim të nji aplikimi, dhe në tjerat mund të paraqesë fotokopje.
Komisioni i njohton parashtruesit të aplikimeve për kompletueshmërinë të të njejtave në mënyrë elektronike në afat prej 24 orëve pas skadimit të afatit për dorëzimin e tyre, me çrast parashtruesve të aplikimeve të cilët kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar ju jep emrin e përdoruesit dhe kodin për pjesmarje në ankandin publik, kurse parashtruesit të aplikimeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar u dor5zon njohtim me arsyetim se të njejtit nuk do të marin pjesë në ankandin publik.
ÇMIMI FILLESTAR
Çmimi fillestar i ankandit elektronik publik për parcelat të ndërtimit të evidentuara në pasqyrën tabelare nr.1 është 1,100.00 denarë për metër katror për PN nr. 25.3, PN nr.25,14 dhe PN nr. 25,15.
GARANCIONI BANKAR
- Garancioni bankar për seriozitetin e ofertës për çdo parcelë ndërtimore është përcaktuar në pasqyrën tabelare të dhënë në këtë shpallje dhe është 110% nga vlera fillestare për çdo parcelë ndërtimore në veçanti.
AFATET
Aplikimet për pjesëmarrje në ankandin publik mund të parashtrohen nga data 05.05.2022 deri me datën 06.06.2022 (30ditë) , në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit informativ në faqen e internetit www.gradezno-zemjiste.mk .
Ankandi publik do të bëhet në formë elektronike në faqen vijuese të internetit www.gradezno-zemjiste.mk
Ankandi publik do të fillojë në;
Me datë 09.06.2022 , dhe kjo do të zgjasë 15 (pesëmëdhjet) minuta si më poshtë;
Në orën 12:00 me zgjatje prej 15 (pesëmëdhjet) minuta për PN me numër 25.3 ,
Në orën 13.00 me zgjatje prej 15 (pesëmëdhjet) minuta për PN me numër 25,14. dhe
Në orën 14.00 me zgjatje prej 15 (pesëmëdhjet) minuta për PN me numër 25,15.
PROCEDURA
- Komisioni i njofton parashtruesit e fletëparaqitjeve për kompletimin e të njëjtave në formë elektronike, në afat prej 24 orëve pas skadimit të afatit për dorëzimin e tyre, me ç’rast parashtruesve të fletëparaqitjeve që kanë dërguar dokumentacion të kompletuar ua dërgon edhe emrin shfrytëzues edhe kodin për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa parashtruesve të fletëparaqitjeve të cilët nuk kanë dërguar dokumentacion të kompletuar u dërgon njoftim me arsyetim se të njëjtit nuk do të marrin pjesë në ankandin publik.
- Parashtruesit e fletëparaqitjeve që kanë dërguar fletëparaqitje të kompletuara për pjesëmarrje në ankandin publik në pajtim me shpalljen, në ditën e e realizimit të ankandit publik, regjistrohen në faqen e internetit me emrin shfrytëzues dhe kodin që kanë marë në e-mail adresë, të dorëzuar në parashtresën për marje pjesë në ankandin publik.
- Ankandi elektronik publik mund të fillojë edhe vetëm me një pjesëmarrës në ankandin publik i cili i plotëson kushtet e dhëna në shpallje dhe e liciton çmimin fillestar për PN – për të cilën realizohet ankandi publik .
- Ankandin elektronik publik e ndjek Komisioni, i formuar nga kryetari i Komunës Dibër.
- Ankandi elektronik publik fillon me publikimin e çmimit fillestar të tokës që është lëndë e paraqitjes për metër katror, e zbatohet nëpërmjet ankandit nga ana e pjesëmarësve në ankand.
- Ankandi bëhet “me hapa” me rritje të shumës të çdo “hapi” jo më pak se 110,00 denarë për të gjitha parcelat ndërtimore nga tabela 1.
- Ankandi elektronik konsiderohet i përfunduar në momentin e kalimit të kohës së caktuar në shpallje, me ç’rast nëse gjatë kalimit të dy minutave të fundit nga ana e pjesëmarrësve jepet ofertë, afati i fundit për mbarimin e ankandit publik vazhdon edhe dy minuta, a do të mbarojë nëse në dy minutat tjera vijuese nuk ofertë tjetër . Ankandi publik do të vazhdojë pakufi derisa në intervalin kohor dy të minutave vijuese nuk ka ofertë tjetër .
- Ankandi publik mund të zgjasë edhe më shkurt se afati i paraparë, nëse pjesëmarrësit e ankandit publik kanë hequr dorë nga ankandi i mëtejshëm dhe ka mbetur vetëm një pjesëmarrës i cili konsiderohet si ofertues më i volitshëm . Pjesëmarësi në ankandin publik i cili ka ofruar ofertën më të madhe fiton statusin ofertues më të volitshëm.
- Pjesëmarrësi në ankand publik i cili ka ofruar çmimin më të lartë ka fituar statusin e ofertuesit më të volitshëm.
- Komisioni pas mbarimit të ankandit publik përgadit procesverbal për ankandin e zbatuar publik dhe në mënyrë elektronike e dërgon te të gjithë pjesëmarrësit e ankandit publik.
- Pjesëmarësit të pakënaqur nga ankandi publik munden të parashtrojnë kundërshtim deri te Komisioni në afat prej tre ditësh nga dita mbajtjes së ankandit publik. Komisioni është i obliguar që të vendosë për kundërshtimin në afat prej pesë
ditësh pune. Kundër vendimit të sjellur nga ana e Komisionit me të cilin vendoset për ankesën e parashtruar pala ka të drejtë të dorëzojë ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit deri te Komisioni shtetëror për vendosje sipas procedurës administrative dhe procedurës për mardhënje pune të shkallës të dytë.
- Pas përfundimit të procedurës të ankandit publik, Komisioni është i obliguar në afat prej tre ditësh pune të dorëzojë kërkesë për mendim deri të Prokuroria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me draft-tekstin të Kontratës për tjetërsim të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Prokuroria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e detyruar të dorëzojë mendim lidhur me draft-tekstin të Kontratës për tjetërsim të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës për mendim. Nëse në afat prej 30 ditëve Prokuroria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk jep mendim , do të llogaritet si mendim pozitiv.
- Pas marjes të mendimit pozitiv nga Prokuroria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni në afat prej tre ditëve pune deri te ofertuesi më i volitshëm dorëzon njohtim për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm.
- Ofertuesi më i volitshëm është i obliguar në afat prej 15 ditëve nga dita e përfundimit të procedurës të ankandit publik ti paguajë mjetet në pajtim me çmimin e aritur përfundimtar nga ankandi.
- Nëse ofertuesi më i volitshëm nuk e paguan shumën brenda afatit të caktuar, do të konsiderohet se toka ndërtimore nuk është tjetërsuar, nuk do të lidhet asnji kontratë , do të aktivizohet garancioni bankar dhe i njejti nuk mund të marrë pjesë në çdo ankand të ardhshëm për parcelën ndërtimore të lëndës .
- Pas shlyerjes të shumës në afatin të paraparë , Kryetari i Komunës Dibër në afat prej pesë ditësh me ofertuesin më të volitshëm lidh marrëveshje për tjetërsimin e tokës ndërtimore pronë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.. Me marrëveshjen ofertuesi më i mirë (blerësi) merr përsipër në afat prej 30 ditëve nga nënshkrimi i të njëjtës ta dorëzojë te Noteri për të kryer solemnizim dhe brenda 9 muajve nga kryerja e solemnizimit të marrëveshjes të sigurojë lejen për ndërtimin e objektit të paraparë në bazë të planit urbanistik sipas të cilit toka është tjetërsuar, përndryshe marrëveshja do të ndërpritet në mënyrë të njëanshme dhe 20% e shumës totale të tjetërsimit nuk do ti kthehet blerësit. Me marrëveshjen blerësi obligohet për të ndërtuar objektin në përputhje me planin urbanistik me të cilin toka është e tjetërsuar brenda 6 vjetëve nga data e plotfuqishmërisë së lejes të ndërtimit, në qoftë se objekti nuk ndërtohet në afatin me fajin e blerësit, i njejti do të jetë i detyruar të paguajë një dënim kontraktual në shumën prej 1.5% të çmimit total të arritur në ankand publik për tjetërsim të tokës për çdo muaj të kaluar në vitin të parë, llogaritur nga data e mbarimit të afatit , respektivisht 3.0% të çmimit total të arritur në ankand publik për tjetërsim të tokës për çdo muaj të kaluar në vitin të dytë, llogaritur nga data e mbarimit të afatit , respektivisht 4.5% të çmimit total të arritur në ankand publik për tjetërsim të tokës për çdo muaj të kaluar në vitin të tretë dhe vitet në vijim.
- Ofertuesi më i volitshëm obligohet të paguajë tatimin në qarkullim që do të lind si detyrim nga marrëveshja e lidhur për tjetërsimin e tokës ndërtimore.
- Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është përfshi kompenzimi për rregullimin e tokës ndërtimore.
- Shpenzimet për proceduren e noterit – solemnizim të marrëveshjes dhe zbatimin e evidentimit të patundshmërive në Agjencionin për kadastar të patundshmërive bien në llogari të blerësit të tokës ndërtimore.
- Për rrjedhën e ankandit publik pjesëmarësit kanë të drejtë në kundërshtim në afat prej tri ditësh nga dita mbajtjes së ankandit publik . Kundërshtimi i parashtrohet me shkrim komisionit i cili vendos në lidhje për kundërshtimin me vendim. Komisioni është i obliguar që të vendosë për kundërshtimin në afat prej pesë ditësh pune.
Kjo shpallje do të jetë eshpallur edhe në WEB faqen të Komunës Dibër. www.dibra.gov.mk
KOMUNA DIBËR
Komisioni për zbatim të
procedurave të ankandit publik