Sot vazhdoi puna me fazën më të vështirë të projektit për përmirësimin e ujit të pijshëm në qytetin e Dibrës
Sot vazhdoi puna me fazën më të vështirë të projektit për përmirësimin e ujit të pijshëm në qytetin e Dibrës , ndrimi i valvulave në ujësjellsin kryesor, lokacionin ura e Moliçanit. Projekti finansohet nga Komuna Dibër kurse e realizon firma CMC group nga Shkupi, si nënkontraktore është NKP “Standard” Dibër. Deri në përfundimin e këtij projekti kanë mbetur edhe pak punë dhe me këtë pritet përmirësimi i furnizimit me ujë
rreth 30% . Zgjidhja përfundimtare e problemit do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm me projkte të tjera të cilat paraqesin faza të projektit të madh për zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm.
Planifikohen që në fazat tjera të vendosen 2000 ujmatës nëpër amvisëri dhe subjekte ekonomike për të shmangur pagesën e ujit me “paushall” si dhe përmirësimi dhe rekonstruimi i rrjetit primar dhe sekondar të ujit, brenda qytetit. Sigurisht që do të meren aktivitete të tjera në drejtim të zbulimit të keqpërdorimit të ujit të pijshëm, lidhjeve të egra si dhe pagesa e rregullt e faturave nga ana e konsumatorëve. Këto hapa të guximshëm dhe jetik për qytetin e Dibrës do të jenë të suksesshëm nëse ka bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Dibrës duke e ngritur lartë vetëdijen kolektive për një përgjegjësi më të madhe qytetare kur është në pyetje mbajtja e pastërtisë publike dhe kujdesi maksimal në harxhimin e ujit të pijshëm.