Month: <span>April 2022</span>

Urime 8 Prilli

Sot komuna Dibër në bashkëpunim me shoqatat rome organizoi aktivitete për nder të ditës ndërkombëtare të romëve 8 prillin.
Vendosja e përkohshme flamurit të romëve para komunës dibër dhe në lagjet manazjar dhe vakof. Pritja e përfaqësuesve të romëve dhe dhënia e lëvdatave nxënësve më të mirë rom. Mirnjohje mga shoqata hiumanitare hëna/ mesecina për personelin medicinal rom që u përball me luftën kundra covid 19 në komunën tonë. Nga shoqata humanitare Hëna / Meseçina gjithashtu komunës së Dibrës iu dha Mirënjohje për bashkëpunim të frytshëm bilateral. Mbajtja e takimit në qendrën për kulturë Dibër ku unë në fjalimin tim urova 8 prillin të gjith romëve të komunës sonë dhe më gjërë. Në vazhdimësi do të jemi të përkushtuar që nëpërmjet projekteve të avansojmë këtë komunitet. Urime !

Partner të rinj për buxhetim më të mirë të komunave

Në organizim të Agjencisë Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), ishim të ftuar të prezentojmë në takimin ”Partner të rinj për buxhetim më të mirë të komunave”. Komuna Dibër veç është partnere e grupit të parë dhe pjesë e projektit të USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve i cili projekt finansohet nga ky agjension. Sot na u bashkuan edhe grupi i dytë prej 24 komunash. Dibra deri më tani është përfituese e 4 projekteve të USAIDit, projekte të cilët dukshëm do të përmirësojnë efikasitetin e administratës komunale në realizimin e obligimeve të cilat i kanë ndaj qytetarëve. Ambasadorja e SHBA znj. Kate M. Byrnes në fjalimin e saj mes tjerash përmendi vetëmse komunën e Dibrës “ ….si shembull i mirë i komunës së Dibrës ku në hyrje të komunës, publikisht dhe në mënyrë të dukshme për qytetarët janë të shfaqur shpenzimet ditore të komunës”.

Urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit

Të nderuar qytetarë të Komunës së Dibrës.

Nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.
Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.
Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit.
Prandaj, me respekt dhe kënaqësi, në emër të Komunës së Dibrës dhe në emrin tim personal, Ju uroj këtë muaj të agjërimit gjithë besimtarëve.
Hekuran Duka
Kryetar i komunës së Dibrës.