Month: <span>July 2021</span>

Turne tradicional në futboll të vogël “ Albert Kaba ”


Komuna Dibër organizon turneun tradicional në futboll të vogël “Albert Kaba” që do të filloj me date 08.08.2021.
Paraqitja e ekipave mund të bëhet te zyra e sektorit për arsim kulture dhe sport nga ora 10.00 deri në orën 13.00 dhe paraqitja do të zgjasë deri me date 07.08.2021 kur do të hiqet edhe shorti (grupet, koha e ndeshjeve etj).
Paraqtija e ekipave është me pagesë (3000 denarë) dhe i gjithë fondi i mbledhur do të ndahet për ekipet finaliste.
Është e obligueshme që çdo ekip gjatë paraqitjes për pjesmarje të dorëzojë edhe listen e lojtarëve (max 10)
Ndeshjet do të zhvillohen në poligonin e qytetit.
Informata plotsuese mund të meren pranë zyrave të përmendura ose në tel:
070/241-221.

KF Korabi filloi trajnimet për përgatitjet e sezonit të ri

Sot, krenaria e qytetit tonë KF Korabi filloi trajnimet për përgatitjet e sezonit të ri. Plot 4 vite që Korabi garon në Ligën e dytë në kampionatin e Maqedonisë. Me shumë mund dhe sakrifica kemi arritur që ky klub futbollistik, i vetmi në qytetin e Dibrës, të arrijë progres të vazhdueshëm. Me përkrahjen e pa rezerve të Komunës Dibër, si sponzori kryesor i klubit dhe përkrahjen e shumë firmave të qytetit dhe diasporën, Korabi ka arritur të sigurojë pozitën e 5-të në tabelën e ligës së dytë, një pozitë e konsiderushme, duke aspiruar për arritje dhe suksese të mëtejshme.Gjithashtu një lajm shpresëdhënës dhe i gëzueshëm është edhe pjesëmarrja e 80 fëmijëve dibranë në shkollën e futbollit, duke synuar në një të ardhme të afërt një përbërje shumë cilësore dhe autentike dibrane të klubit me të cilën do synojmë atë që Korabi e ka merituar me kohë – të garojë në ligën e parë të Maqedonisë. Nuk ka dyshim që përkrahja e jonë si pushtet vendor nuk do mungojë, do jetë akoma më e madhe. Unë si kryetar i Komunës vazhdoj të premtoj atë që e kam premtuar edhe më herët, që do i gjindemi pranë Korabit me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet institucionale dhe financiare për të siguruar sukseset dhe ecurinë e shëndoshë të këtij klubi, e nuk ka dyshim që ashtu siç kam mbajtur premtimin e dhënë në këto 2 vite shumë të vështira, në përkushtimin ndaj këtij klubi, akoma më e madhe do jetë përkrahja jonë në vijim.Ne sot fillojmë me një vullnet dhe energji të re për të arritur majat e tabelës që do mundësojnë dhe kalimin në ligën e parë!Falenderojmë stafin udhëheqës që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetjen morale dhe profesionale. Një falenderim dhe për FFM-në me në krye z. Muhamed Sejdini i cili për këtë sezon ndihmoi Korabin me makineri dhe rekuizitë për regullimin dhe përgatitjen e stadiumit të Korabit. Urojmë për një sezon të mbarë dhe sa më të suksesshëm!

THIRRJE PUBLIKE – për paraqitjen e personave të interesuar nga Komuna Dibër, për dhënien e provimit për marrjen e Çertifikatit për auto-taksi shofer

Në bazë të nenit 50 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 5/02), neni 8 paragrafi 1 pika 4 nga Ligji për transport në trafikun rrugor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 68/04, 127/06, 114/09, 83/10, 140/10, 17/11, 53/11, 6/12, 23/13, 120/13, 163/13, 187/13, 42/14, 112/14, 166/14, 44/15, 97/15, 124/15, 129/15, 193/15, 37/16, 71/16, 64/18, 140/18 dhe 163/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19), në pajtim me Rregulloren për procedurën dhe Programin për  dhënien e provimit për marrjen e certifikatës për auto-taksi shofer, forma dhe përmbajtja e procesverbalit dhe Çertifikatit për auto taksi shofer (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 126/19). Kryetari i Komunës Dibër shpall

THIRRJE PUBLIKE

për paraqitjen e personave të interesuar nga Komuna Dibër, për dhënien e provimit për marrjen e Çertifikatit për auto-taksi shofer

  1. LËNDA E THIRRJES PUBLIKE
    1. Lënda e thirrjes publike është paraqitja e personave të interesuar nga Komuna Dibër, për dhënien e provimit për marrjen e Çertifikatit për auto-taksi shofer.
    1. Provimin zbatohet nga Komision i posaçëm për dhënien e provimit për auto-taksi shofer, i formuar nga Kryetari i Komunës.
    1. Provimi kryhet tek subjekti juridik i posaçëm i cili i plotëson kushtet ligjore për dhënien e provimit.
    1. Shpenzimet e dhënies së provimit bie mbi shoferin.
  • TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË THIRRJEN PUBLIKE
    • Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë të gjithë personat e interesuar nga Komuna Dibër, me dorëzimin e paraqitjes e cila përmban:
  • Emrin dhe mbiemrin e kandidatit;
  • Datën, vitin dhe vendin e lindjes;
  • Adresën e vendbanimit ose qëndrimit;
  • Numri i letërnjoftimit dhe numri amë.
    • Kandidatët e paraqitur janë të detyruar të dorëzojnë edhe Vërtetimin për kryerjen e trajnimit nga personi juridik i autorizuar nga Komuna Dibër për aftësim profesional të kandidatëve. (Informata për trajnim nga personi juridik i cili është i autorizuar nga Komuna Dibër për arsim profesional të kandidatëve, personat e interesuar mund të marrin në numrin e telefonit 071 669 404).
  • MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT TË PARAQITJEVE
    • Personi nga pika 2 dorëzon Paraqitje deri te arhiva në Komunën Dibër, më së voni dy ditë para mbajtjes së provimit.
  • PROVIMI
    • Provimi mbahet një here në muaj (më date 27 të çdo muaji, në rast dite jo pune atëherë provimi do të mbahet ditën e tjetër të punës);
    • Provimi përbëhet nga pjesa teorike i cili jepet me shkrimi në formë testi;
    • Provimi përmban pyetje nga dy tematika dhe atë:
  • siguria në trafikun rrugor, dhe
  • transporti i udhëtarëve.

Pas zbatimit të provimit në qoftë se kandidati e kalon të provimin do ti jepet Vërtetim i posaçëm për dhënien e provimit, ndërsa në afat prej 15 ditë do ti jepet Çertifikatë për auto-taksi shofer.   

Donacion për Dibrën me shumë 20000 dollar

Vizita e para disa muajshe që iu bë mërgatës dibrane në SHBA nga delegacioni i komunës Dibër, ishte një vizitë shumë e suksesshme në aritjen e qëllimeve. Prezentimi qëndror i punës së komunës, para dibranëve, gjatë 2 vitet e fundit i cili u realizua në tubimin masovik të mbajtur në Staten Island, ishte një referencë shumë e rendësishme për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të komunës me dibranët e Amerikës. Në mes tjerash nga ana e mërgimtarëve u shpreh një gadishmëri që të kontribuohet edhe financiarisht në mbështetje të projekteve prioritare për komunën. Biznismeni i mirënjohur dibran Z. Abib Sela në atë tubim premtoi se do bëjë donacion për Dibrën një shumë prej $20.000 (njëzet mij dollarë) të dedikuara për fazën e parë të prejektit për ujin e pijshëm i cili do të kushtojë rreth € 200.000 (dyqind mijë euro) dhe do të fillojë sëshpejti. Për hir të transparencës dhe shembullit të mirë patriotik, ju njohtojmë se sot komuna Dibër në konton e donacioneve që hapet për herë të parë në buxhetin e komunës, kanë aritur $20.000 nga z. Abib Sela. Fjala e dhanë publike, u mbajt kurse ne jemi mirënjohës për këtë gjest të Bibit i cili nuk ndalet asnjëherë duke ndihmuar vendlindjen e tij.

Mbi 12 milion denarë investime për infrastrukturën e Dibrës, Duka: Realizojmë ato që kemi premtuar

12 Milion e 57 mijë denarë është shuma e financuar nga projektet e TAV për Komunën e Dibrës, shumë e cila do të investohet në infrastrukturën rrugore në Komunën e Dibrës, shprehet kreu i këtij institucioni Hekuran Duka.

Komuna e Dibrës ka aplikuar me projekte teknike ndërsa financimet vijnë të miratuara nga qeveria për shpërndarjen e mjeteve të koncensionerit TAV.“Sot edhe zyrtarisht qeveria miratoi grupën e dytë të projekteve nga shpërndarja e mjeteve të koncesionerit TAV me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Si edhe herën e parë, bëhet fjalë për investime në çerdhe, shkolla, infrastrukturë të rrjetit nëntokësor dhe kanalizime, rindërtim dhe meremetim të rrugëve lokale dhe rajonale, projekte këto të cilat vërtet janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.” U shpreh zv. Kryeministri i parë shqiptar Artan Grubi.

“5.890.317,00 denarë është shuma që do të ndahet për rrugë lokale në fshatin Banjisht të Dibrës dhe 6.167.427,00 denarë për rrugën 1 dhe 2 në Bllokun 3 lokacioni A në Dibër. Këto janë vetëm disa nga ato çfarë kemi premtuar dhe po i realizojmë për Dibrën, ku së shpejti do shpalosim dhe investime tjera qindra mijëra euroshe për projekte të ndryshme që tashmë do nisin zbatimin e tyre.” – Tha kryetari Duka.

Realizimi i projekteve

Sot edhe zyrtarisht qeveria miratoi grupën e dytë të proјekteve nga shpërndarja e mjeteve të koncesionerit TAV me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Ja projektet e komunës Dibër që u mbështetën financijarisht dhe u miratuan sot:

  1. Rrugë lokale në fshatin Banisht 5.890.317,00 denarë
  2. Rruga 1 dhe 2 në Bllokun 3 lok. A 6.167.427,00 denarë

Në fazat tjera do të kemi ndërtimin e rrugëve lokale në komunën e Dibrës.