Në takimin e kryetarit të komunës Dibër Hekuran Duka me komunitetin dibran në SHBA, përveç referimit të punës së komunës gjatë perudhës 2019/2021, u trajtua edhe procesi i regjistrimit të popullsisë në dijasporë. Edhe njëherë u vendos theks i veçantë mbi rëndësinë e këtij procesi në planifikimet e politikave zhvillimore në nivel republikan dhe lokal.
Me datë 18 Prill, e Diell në ora 2pm do të mbahet takim me kryetarin e Dibrës Dr. Hekuran Duka dhe komunitetin dibran!
Ky takim nga ana e komunës së Dibrës ka për qëllim të elaborojë punën e Kryetarit për dy vitet e fundit, si dhe një bashkëbisedim me komunitetin dibran i cili vepron dhe jeton në Amerik, për të diskutuar në lidhje me problematikat e Dibrës dhe të ardhmen e saj!
Takimi do të mbahet me datë 18 Prill, 2021 në ambientet e Hotel Hilton, Staten Island në ora 2pm
Delegacioni që do të përfaqësojë Komunën e Dibrës në këtë takim, do të jenë:
Kryetari: Dr.Hekuran Duka
Sekretari i komunës: z. Ylli Mirzo
Përgjegjësi i departamentit të IT-së në Komunën e Dibrës, z. Bleron Seferi
SHAD si nikoqir i këtij takimi, do të ndjek të gjitha rregullat sipas ligjit për të respektuar masat dhe do të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë takim:
Për shkak të rregullave të COVID-it, NUMRI I PJESEMRAESVE DO TE JET I KUFIZUAR (80 persona maximum).
Ata që vijne të parët do kenë përparësi për të marrë pjesë në këtë takim. Mbasi të mbushet salla, do të mbyllen dyert.
Për të gjith të pranishmit mbajtja e maskes ësht obligative per gjate gjithë kohës të këtij takimi.
Do të ketë 6 ft distancë për ç’do ulëse (karike).
Ju mirëpresim dhe shpresojmë që ky takim të jetë informativ dhe konstruktiv për të gjithë!