Month: <span>January 2021</span>

Takim mes kryetarëve të tre komunave

Sot isha nikoqir i takimit mes kryetarëve të komunave fqinje z. Medat Kurtovski – Mavrovë Rostushë dhe z. Arijan Ibrahim – Qendër Zhupë. U bisedua për tema aktuale që kanë të bëjnë me problemet e përbashkëta në komunat tona si dhe mënyrat e mundëshme për ti zgjidhur ato bashkarisht në dobi të qytetarëve tanë. Tema kryesore ishte problemi i furnizimit me rrymë elektrike në këtë regjion dhe infrastruktura rrugore. Në lidhje me furnizimin me rrymë elektrike, në teren është duke u punuar nga kompanitë përkatëse për një zgjidhje afatgjate. Nesër unë do të kem takim me përfaqësues nga EVN ku do të më raportohet për planin e punës që është duke u realizuar nga kjo kompani në lidhje me sanimin e pengesave për furnizimin e komunës së Dibrës. Takimet do të vazhdojnë me intezitet më të lartë deri në zgjidhjen definitive.

Takim me z. Ejup Rustemin dhe z. Bekim Memedi

Z. Ejup Rustemi, drejtor i ndërmarrjes publike për “Rrugë Shtetërore”, tregoi angazhim të veçantë për të ndihmuar Dibrën që sa më shpejtë të realizohen projektet infrastrukturore të parapara dhe të premtuara për këtë komunë. Në bashkëpunim edhe me drejtorin e ndërmarjes publike “Rrugët e maqedonisë” z. Bekim Memedi, do priten shumë punë për Dibrën.

Filluan punimet për spitalin modular

Fillimi i punimeve për spitalin modular në të cilin do të bëhet diagnostifikimi dhe triazhimi i të infektuarve dhe të sëmurëve me Covid19. Komuna është pjesmarëse në ndërtimin e këtij spitali ku siguron ndërtimin e platosë mbi të cilën do të vendoset konstrukcioni i spitalit. Ky projekt bashkë me projektin për oksigjenim qëndror janë të një rëndësie të veçantë në vazhdën e aktivteteve në luftën kundra pandemisë më Covid19 që bën komuna bashkë me ministrinë e shëndetësisë.