Month: <span>July 2020</span>

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE

INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE ne lidhje me dezinsektimin, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave në territorine e komunës Dibër.
Në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse (Gz.zyrtare e RM 66/2004, 139/2008 i 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016 ), por në bazë te vendimit të Këshillit të komunës Dibër për zbatimin ne lidhje me dezinsektimi, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave në territorine e komunës Dibër, si masë e pergjithshme kunërepidemike JZU Qendra për shëndet publik Ohër, e jep lajmërimin e rradhës:
Njohtohen të gjithë qytetarët të cilat kultivojnë (rruajnë) bletë ne zonën e komunës Dibër që me ditë 11.07.2020 (e shtunë) , ekipet e Qendrës për mbrojtje publike Ohër, do te kryejne dezinsektimi nga toka me qellim zhdukjen e mushkonjave
Stërpikja do të kryhet në periudhën nga ora 18-06 , me aparat për ULV spërkatje e ftohte .
Me dizefektim do të përfshihen sipërfaqet e gjelbërta të bregut liqenor në Dibër, deponija dhe linja kufitare , lagjet e urbanizuara në Dibër , si dhe lokalitetet e parashikuara me plan dhe program.
U lutemi bletarëve ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve
Në rast se shfaqen kushte të pavolitshme (erë, shi) dezifektimi do te shtyhet per ditën tjetër.
Për të gjitha informatat dhe pyetjet ka telefon për Kontakt Qendrën për shëndet publik Ohër nr 231 881: 231 230.

SHPALLJE

Të kërkesës për marjen e B – leje të integruar ekologjike

Në mbështetje të nenit  122 paragrafi 1 dhe nenit 124 të Ligjit për ambientin jetësor (“Gazeta zyrtare e RM” nr.  53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10 ,51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), Kryerarit të Komunës Dibër i është parashtruar kërkesë për marjen e B – lejes së integruar ekologjike.

Parashtruesi i kërkesës:

“DIGIPS” Shpk Dibër

 Adresa: rr. “Leninova” nr. 29

1250 Dibër

Kontakt personi: Alban Axhirexha

Kategoria e instalimit:

Indusri minerale, 3.2 Instalime për gërmim, thyerje, bluarje, sitje, ngrohje (pjekje) të xeheve minierale, nga Rregullorja për përcaktimin e aktiviteteve të instalimeve për të cilat jepet B – leje e integruar ekologjike (“Gazeta zyrtare e RM” nr.  89/05)

Lloji i aktivitetit:

50.000  t,   prodhim të gatshëm/vjetor

Këkesa do të jet e hapur për shqyrtim për palët e interesuara pas shpalljes në shtypin ditor, dhe ate në formë elektronike në  web – faqen e Komunës Dibër; www.dibra.gov.mk  dhe në formë të shtypur  në ambientet:

  • Komuna Dibër

rr. “ 8 Shtatori” nr. 72 1250 Dibër

Çdo dite nga ora 10,00-15,00

Kontakt telefoni: 046-831-196

Këkesa në formë të shtypur dhe elektronike do të jet në shqyrtim për palët  e interesuara prej datës 08.07.2020 deri me dt.  06.08.2020.

Informata lidhur me kërkesën, palet e interesuara, mund të marrin në ambientet e Komunës Dibër ose  në telefonin 046831196.

Palët e interesuara, në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të japin mendime dhe komente në formë të shkruar deri te Kryetari i Komunës Dibër rr. “ 8 Shtatori” nr. 72, 1250 Dibër.

Lajmërin

Lajmërim.
Ju informojmë se me datë 07.07.2020 (e martë) në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 14:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike për shkak të një ndërhyrje teknike nē HEC Shpilje.

Paisje me mjete mbrojtëse në punë dhe një automjet për punëtorët e njësitit të zjarfiksëve në vlerë prej rreth €10.000

Paisje me mjete mbrojtëse në punë dhe një automjet për punëtorët e njësitit të zjarfiksëve në vlerë prej rreth €10.000 nga buxheti i komunës. Zjarfiksit tani kanë edhe rroga më të mira dhe mbrojtje më të sigurtë në punë. Ata e meritojnë sepse gjithmonë janë aty ku i kërkon puna siç ishte dhe angazhimi i tyre në pandeminë e Covid19. Respekte për këto heronj të qytetit!