Month: <span>June 2020</span>

Masat mbrojtëse për COVID 19

Çdo punëtor, administrator dhe qytetar që do të hyjë në objektin e komunës Dibër, do të kontrollohet se a mban maskë mbrojtëse dhe do ti matet temperatura trupore, këto si masa preventive kundra infekcionit me Covid19. Sugjerojmë që edhe institucionet tjera ta praktikojnë të njejten masë preventive. Luten qytetarët dhe të tjerët të respektojnë këtë rregullore.

Informim për mbyllje të plotë të segmentit të rrugës 1 Maji.  

Të nderuar!

Informohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik që pjesë e rrugës lokale 1 Maji, në segmentin nga rrethrotullimi (rruga 8 Shtatori dhe Bulevard 100) deri te udhëkryqi pas objektit të MEGA Market me rrjetin sekondar të rrugës 8 Shtatori.

Komuna Dibër me kërkesë të “Jis Kompani” Shpk Dibër dhe pëlqim nga Ministria për punë të mbrendëshme SPB-Ohër Njësia për Polici, ka dhënë Aktvendim për ndrim të përkohshëm të rregjimit të komunikacionit në rrugën komunale rr. “1 Maji”, por për shkak të situatës të paparashikuar, rrëshqitja e dheut dhe pas kqyrjes në terren nga ana e ekspertëve nga Ministria për punë të mbrendëshme SPB-Ohër Njësia për Polici, Inspektori i autorizuar për ndërtim – Komuna Dibër dhe përfaqësues nga Sektori për urbanizëm i Komunës Dibër, për shkak të rezikut për pjesëmarrësit në trafik u vendos për mbyllje të përkohshme të segmentit të rrugës 1 Maji, deri në sanimin dhe sigurimin e kushteve për trafik të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. 

Takimi rradhës i shtabit operativ komunal

Takimi rradhës i shtabit operativ komunal. Theks i veçantë u vendos mbi situatën e rënduar të epidemisë me COVID19 në qytetet tjera të RMV i cili përkeqësim mund që të ketë reperkusion negativ edhe në situatën e komunës tonë e cila momentalisht është në një situatë stabile epidemioligjike. U vendos që MPB të jetë me rigoroze në zbatimin e masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve si dhe të bëhen testime për COVID19 personave të dyshuar për infekcion

Gëzuar 1 Qeshorin ! Konkursi Artistik Virtual

Gëzuar 1 Qeshorin !
Nga konkursi i hapur, për nder të 1 Qershorit- ditës së fëmijëve, e organizuar nën patronatin e Komunës Dibër, në bazë të projektit me titull”Copëza Jete”, e profesoreshës Albulena Rexha Kaba, dhe në bashkëpunim me jurinë profesionale:

Albulena Rexha Kaba, Arta Gornca, Arbana Fetahu, Dritan Bocku.

Në konkurs morën pjesë 55 punime, prej të cilave u muar vendim që sipas kritereve të konkursit, fitues janë:
Vendi i I – Amira Sela, shifra 561005, me titull “Mjekët dhe Motrat engjujt shpëtimtarë”.
Vendi i II – Rona Ambari, shifra 394, me titull “Glob i lulëzuar”.
Vendi i III – Rea Nuredini, shifra 1468, me titull” Brenda dhe Jashtë”.

Artistët e rinj u pritën nga kryetari i komunës Hekuran Duka, i cili shpërndau, çmimet dhe shpërblimet! Në Art çmimet shërbejnë për të nxitur krijimtarinë. “Kreativiteti nuk është vetëm një garë”- prandaj ne duke i qëndruar besnik qëllimit tonë për të mbështetur artin, do ti publikojmë të gjitha punimet. Artistëve të rinj ju urojmë jetë me ngjyra, dhe krijimtari të bujshme!