Në Komunën Dibër do të realizohet testimi masiv
Të nderuar Dibranë!
Të nderuar Dibranë!
Takim pune me përfaqësuesit lokal të MPB-së z. Arben Dumani kryeshef i stacionit policor, inspektorin e lartë kundër kriminalitetit ekonomik z. Jusuf Avmedovski, analizuesin për zbulim të kriminalitetit z. Arsim Kobeci, prokurorin publik z. Nehat Croj dhe përfaqësues të inspektoratit komunal për ndërtim znj. Ana Alizoti, përfaqësues i sektorit juridik z. Osman Imetovski. Tema e bisedës ishte gjendja e sigurisë në komunën e Dibrës si dhe shkeljet ligjore në fushën e ndërtimit të objekteve pa leje si dhe fenomeni i uzurpimit të tokave në pronësi të RMV-së dhe komunës Dibër. U konstatua se në komunën tonë janë prezente të dy fenomenet të cilat janë konstatuar nga inspektori komunal. Në këtë drejtim u vendos që në një bashkëpunim të ngushtë në mes komunës dhe organet e lartëpërmendura, të meren të gjitha masat ligjore për zhdukjen e ketij fenomeni i cili kohën e fundit ka marë përmasa duke shfrytëzuar edhe krizën me Covid19. Ju bëjmë apel qytetarëve që të bashkëpunojnë për luftimin e kesaj dukurie, kurse ata të cilët kan bërë shkelje ligjore, të vetëdijësohen dhe të respektojnë të gjitha vendimet të cilat i sjell inspektorati për ndërtim, në të kundërtën do të jemi të detyruar të ndërmarim masa më ekstreme siç është prishja e objekteve pa leje dhe sanksione të tjera që kanë të bëjnë me këtë vepër penale.
………………………………
Me datë 22.05.2020 Deponisë së qytetit një dorë kriminale si çdo herë tre vitet e fundit përpara festës së Bajramit, ju vu zjarri.
Organet komunale dhe NPK Standard si dhe njësiti i zjarfiksave u vunë në aksion për shuarjen e zjarrit.
Puna vazhdoi pandërpre edhe gjatë festës së Bajramit deri në ditën e sodit.
Puna do të vazhdojë edhe ditët në vijim derisa të arihet kontrolli i plotë mbi zjarrin i cili në këto kushte ku kemi lirimin edhe të gazrave djegës siç është metani, vështirë është të menaxhohet.
“Vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi”.
Dhe Bajrami me të vërtetë është lehtësim për peshën e sakrificës, është gëzim për atë që arin në fund, është fitore për shpirtin dhe trupin.
Komuna Dibër jua uron festën e BAJRAMIT duke ju uruar shëndet, shpresë dhe mirqenije!
Në bazë të nenit 83-a nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gazeta zyr. e RM nr. 199/14, 44/15, 193/15, 31/16, 163/16, 64/18 dhe 168/18), Komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës Dibër me Akt-vendim nr. 10-390/1 data 19.05.2019, përcaktoi teksin e:
PROPOZIM – VENDIMIT
Për përcaktimin e kushteve për mënyrën e ndërtimit në fshatin Xhepisht, Komuna Dibër për të cilin ska plan urbanistik.
NJOFTIM
Njoftohen te gjithe qytetaret dhe personat juridik, se Komuna Diber organizon kqyrjen publike per Aktin e pergjithshem per fshatin Xhepishë • i cili punohet ne pajtueshmeri me Programin per perpunim te planeve urbanistike ne territorin e Komunes Diber per vitin 2020 i miratuar nga Keshllli i Komunes Diber nr. 08-346/7 data 29.04.2020 (Kumtesa zyrtare nr.35 /
2020).
Akti i pergjithshem i fshatit Ame i punuar nga personi juridik “Ivanov inzhenering” ShPKNjP Manastir me nr. teknik 0801-04-05/20 nga OS/2020 dhe Propozim- vendimi i punuar nga Komisioni i formuar nga Kryetati i Komunes Dlber me me Akt-vendim nr. 10-390/1 data
19.05.2020 do te shpallen per kqyrje ne web faqen e
Kornunes Diber : www.dibra.gov.mk
Kqyrja publike do te zgjase me se paku 15 dite
pune gjegjesisht nga data 22.05.2020 deri me date
16.06.2020. Ne kete afat kohor qvtetaret dhe personat juridik te interesuar mund te paraqesin verejtje me shkrim, propozime dhe mendime deri te organizatori i anketes ne adresen: Komuna Diber, rr. 1/8Shtatori n nr. 72- Diber ose ne email adresen:dibra@dibra.gov.mk
Sot (20.05.2020) vizitova njësinë e zjarfiksëve për t’ju uruar ditën e tyre. I falenderova për punën heroike që treguan gjatë kohës së epidemisë Covid19 dhe në raste të tjera. Komuna Dibër i ka përkushtuar një vëmendje të veçantë ketij njësiti si në aspektin e përmirësimit të kushteve financiare të punëtorëve ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës. Në vazhdimësi kemi të zgjidhim edhe shumë probleme të tjera por meqë egziston vullnet i mirë, ka bashkëpunim pozitiv, ata do të zgjidhen me sukses .
Kryetari i Komunës Dibër z. Hekuran Duka priti në takim zv. drejtorin e agjensisë për rini dhe sport z. Izmit Nura. Qëllimi i kësaj vizite ishte nisja e punëve pregaditore për realizimin e projektit që parasheh ndërtimin e terenit sportiv për basket. Ky projekt financohet nga agjensioni pë rini dhe sport dhe do të kushtojë rreth 3.000.000 denarë. Komuna Dibër edhe në të ardhmen do të vazhdojë që të investojë edhe në projekte të tjera për ndërtimin e kushteve për rininë dibrane.
Zëvendësministrja e financave Dr. Shirete Elezi na mundësoi takim pune ku u diskutuan tema të ndryshime në lidhje me situatën aktuale me koronavirusin punën e palodhëshme që tregoi Dibra dhe dibranët në përballjen e korona virusit, çështje ekonomike në lidhje me menaxhimin me situatën etj.
Theks të veçantë në këtë takim ishte PRANIMI I MARËVESHJES PËR PROJEKTE NË KOMUNËN E DIBRËS që financohen nga MSIP (Municipal Services Improvement Project)
Bëhet fjalë për rekonstruim të tre rrugëve Ali Zengo, rrugës Petre Popovski dhe rrjetit rrugor Venec 1.
Vlera projektuese është gjithsej 54 351 483 denarë, këto janë mjetet e ndara përmes Bankës Botërore në projektin për rrugë lokale që do realizohen përmes ministrisë për transport dhe lidhje.
Jemi në drejtim të përgaditjes së MASAVE TË REJA PËR TË NDIHMUAR RIMËKËMBJEN E EKONOMISË VENDORE, tani me krizën shëndetësore e cila gradualisht po humb intenzitetin, krijimi i masave të reja do të jetë stimul shtësë për ekonominë vendore posaçërsiht rritja e investimeve infrastrukturore.