Month: <span>October 2019</span>

Puntoria e katërt rajonale

Në aktivitetin e rradhës në Komunën e Dibrës, sot në sallën e Këshillit të Komunës u mbajt puntoria e katërt rajonale ku ishin të ftuar kryetarët e këshillave të Rajonit jugperëndimor si dhe kryetarët e këshillave të komunave të Rajonit të Pollogut.

Puntorin e nisi kryetari i Këshillit të Komunës Dibër z. Bashkim Mashkulli si nikoqir i kësaj ngjarjeje dhe anëtar i Komitetit të Këshillave të BNJVL-së, pastaj morën fjalen kryetari i Komunës Dibër z.Hekuran Duka dhe drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së znj. Dushica Perishiq.

Qëllimi i kësaj puntorie ka të bëjë me  informimin rreth ngjarjeve aktuale në nivel lokal, ndryshimeve të cilat kanë të bëjnë me njësitë e vetëqeverisjes lokale, por edhe diskutimit rreth sfidave me të cilat ballafaqohen komunat dhe këshilltarët Komunal.

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!
Ndeshja e shtatë e sezonit 2019/2020.
Kf Korabi sot në stadiumin e qytetit të Dibrës ka arritur të fitojë ndaj FK Labunishta me rrezultat 2 me 1.Golat për KF Korabi i shënuan Alban Rasimi dhe Egzon Aziri. Me këtë fitore i siguruan edhe tre pikë.#ForcaKorabi

Teatri “Zihni Sako” i Gjirokastrës, fitues i çmimit si shfaqja më e mirë në Festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoni”

Mbrëmë përfundoi edicioni i 18-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni” ku morën pjesë trupat teatrore nga Tetova, Gjirokastra, Presheva, Gjilani, Prishtina dhe Ferizaj.

Fituesi i këtij edicioni ishte Trupa e teatrit “Zihni Sako” “të Gjirokastrës me tragjikomedinë “Fqinjët”,ky çmim u dorzua nga kryetari i Komunës Dibër z. Hekuran Duka.

Filloi asfaltimi i segmentit rrugor te Progresi

Sot filloi asfaltimi i segmentit rrugor  të ashtuquajturit rruga e Loparëve që lidh të dy skajet e qytetit te Dibrës.

 Ky projekt u financua nga agjencioni per perkrahje financiare dhe zhvillim rural dhe një pjesë nga buxheti i komunës Dibër.

Ne si komune çdo ditë punojmë edhe më shumë që të sjellim dita dites mundësi të reja që janë në dobi të çdo qytetari.

Reshat Kaçallniku Myfti i ri i Myftinisë së Dibrës.

Sot u realizua takim zyrtar mes kryetarit të komunës Dibër z. Hekuran Duka dhe myftiun e ri të sapozgjedhur në krye të myftinisë të qytetit të Dibrës z. Reshat Kaçallniku.

Kryetari i komunës ia uroi postin e ri në këtë institucion zyrtar që luan një rol tepër të rëndësishëm në qytetin e Dibres.

Ato që të dy u shprehen se do kenë një bashkëpunim të ngushtë mes veti për çdo çështje që është në interes të popullit dibran.

Unanimisht u dakorduan se bashkarisht kanë shume punë për të realizuar në të mirën e qytetarëve dhe të komunitetit musliman ne qytetin tonë per nje Diber siç e duam te gjithë.

Pullaz i ri për sallën e sportit së SHFK Penestia

Pranim dorzimi i projektit për pullazin e sallës së sportit të shkollës Penestia.
Financuar nga byroja për zhvillim të barabartë regjional në regjionin jugoperëndimor dhe një pjesë që nuk parashihej me projekt, u financua nga buxheti i komunës Dibër. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.

Sfidat e Dibrës së Madhe

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i komunës Hekuran Duka flet për kontributin dhe ivestimet e komunitetit dibran nga Shtetet e Bashkuara, mbi planet për të përfituar nga turizmi dhe për sfida të tjera me të cilat përballet Dibra e Madhe.

(Lajm nga Zëri i Amerikës)

(C)Zëri i Amerikës

Edicioni i 18-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”

Duke filluar prej sot, 5 tetor, deri të premten, 11 tetor, në Dibër do të mbahet edicioni i 18-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoninë e veriut”, nën kujdesin organizativ të drejtorin të festivalit z. Ylber Nuredinit.
Hapja solemne u bë nga kryetari i komunes Dibër, z. Hekuran Duka i cili ka dhanë mbështjen e plotë të festivalit në të gjitha aspektet.

Në ora 19:30 para publikut dibran u paraqit shfaqja “As andej as kendej”.

Orari i çfaqjeve është me sa vijon më poshtë:

● Të dielën, më 6 tetor, me fillim prej ora 19:30 do të prezantohet shfaqja teatrore e Teatrit të Gjirokastrës “Fqinjët”.

● Të hënën, më 7 tetor, me fillim prej ora 11:00 do të shfaqet Teatri i Gjirokastrës me shfaqjhen “Shenjat e Pikesimit” gjithashtu po në të njejten ditë në ora 19.30 do të shfaqet Teatri i Preshevës me shfaqen “Misteri”.

● Më 8 tetor, e marte, me fillim prej ora 19:30 në kuadër të festivalit do të prezantohet Teatri i Tetovës me shfaqjen “Jashte Bie Bore” .

● Më 9 tetor, e mërkurë, me fillim prej ora 19:30 do të paraqitet shfaqja nga Teatri i Gjilanit shfaqja “Shfaqja qe shkon keq”.

● Më 10 tetor, e enjte, me fillim prej ora 19:30 në kuadër të Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni” do të prezantohet Teatri i Ferizajit me shfaqjen “Kopraci” .

● Më 11 tetor, e enjte, me fillim prej ora 19:30 do të paraqitet shfaqja “Karnevalet e Korces” e Teatrit nga Prishtina.
Pas kësaj, në po të njëjtën ditë, më 11 tetor, do të bëhet edhe ndarja e çmimeve dhe do të përmbyllet festivali.

Plani detal urbanistik për pjesë të Bllokut 9, KK Dibër 2- Komuna Dibër, me periudhë planifikimi 2019-2024

Lajmërohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik, se Komuna Dibër organizon prezentim dhe anketë publike për Propozim Planin detal urbanistik për pjesë të Bllokut 9, KK Dibër 2- Komuna Dibër, me periudhë planifikimi 2019-2024, me sipërfaqe prej 1,1 ha, me këta kufinj:

           –  Verilindje: rr. ”Petre Popovski”;

          –  Jug: rr. ”Zdravko Çoçkovski”;

          –  Jugperëndim: rr. ”Vllazërim Bashkim” dhe rr. “22 Dhjetori”;

           Propozim Plani do të ekspozohet në ambientet e Komunës Dibër. Anketa publike do të zgjasë 10 ditë pune, gjegjësisht prej më datë 10.10.2019 deri më datë 24.10.2019 (nga ora 800 deri më 1600). Në këtë afat kohor qytetarët dhe personat juridik të interesuar nga territori konkret i përfshirë me Plan mund të paraqesin vërrejtje, propozime dhe mendime deri te organizatori i anketës publike duke plotësuar dhe dorëzuar fletë anketë në  formë të shkruar ose formë elektronike përmes sistemit e-urbanizëm.

           Prezentimi publik profesional për Propozim planin do të mbahet më datë 17.10.2019  në ora 13.00, në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në sallën e Këshillit të Komunës së Dibrës, rr. “8 Shtatori ” nr. 72.