Month: <span>September 2019</span>

SHFK PENESTIA prej sot me pullaz të ri

Filloi implementimi i projektit për efikasitet energjetik i financuar nga byroja për zhvillim të barabartë regjional në regjionin jugoperëndimor. Salla sportive e shkollës fillore komunale Penestia prej sot me pullaz të ri me të gjitha standartet teknike.

110 Vjet Kongresi i Dibrës

Nën organizimin e Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në Tiranë u mbajt konferenca shkencore “110 Vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarja Historike për Kombin Shqiptar” ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Konferencën e nisi Prof.Dr. Bujar Kapexhiu-Kryetar i Shoqatës Bashkësia Dibrane, fjalën e mori edhe Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës dr. Saimir Shatku , kryetari i Komunës Dibër Hekuran Duka si dhe profesor e akademik të mirënjohur, ku u cekën dhe e vlerësuan kontributin e personaliteteve dibrane në formimin e shtetit Shqipëtar deri më sot. Presidenti i shtetit z.Ilir Meta dekoroi Shoqatën Bashkësia Dibrane me titullin ”Kalorës i Urdhërit të Skëndërbëut”, me motivacion: “Për kontributin e shquar dhe patriotik, si vazhdimësi historikë e klubit “Bashkimi Dibran” të 1908, për ruajtjen, kultivimin, promovimin dhe mbajtjen gjallë të traditës dibrane, përmes vlerave të trashëgimisë kulturorë, atdhëtare, artistike, në respekt të vlerave të Dibrës së Madhe dhe komunitetit tradicional dibran në Tiranë. Presidenti z.Ilir Meta dekoroi Prof.Dr. Petrit Bara me titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të shquar në fushën e mjekësisë dhe në atë të jetës akademike e universitare. I dalluar për nivelin e lartë profesional, përkushtimin dhe cilësitë njerëzore. Në konferencë shkencore u shfaq edhe dokumentari “110 Vjetori i Kongresit të Dibrës (1909-2019).

Puntori për mekanizmat e përkrahjes financiare të BE-së

Komunën e Dibrës për herë të dytë e nderon me pjesmarrje Nikola Bertolini,shefi i sektorit për bashkëpunim ndërkufitar mes shteteve të rajonit IPA Fondeve.
Në takimin me kryetarin e komunës Hekuran Duka,u diskutua për mundësinë e finansimit të shumë projekteve që kanë tê bëjne me zhvillimin ekonomik lokal,me investime nê infrastrukturë si dhe mënyrat për thithjen e granteve Europiane.
Bertolini shprehu mbështetjen e tij të plotë në çdo sferë për komunën e Dibrës.
Gjithashtu në sallën e këshillit para të ftuarve u mbajt puntori për mekanizmat e përkrahjes financiare të BE-së.
Qëllimi i Puntorisë ishte që autoritetet vendore, organizatat qytetare, bujqit dhe afaristët të njoftohen më mirë me mundësitë aktuale të financimit në nivel vendor.
Delegacioni i BE-së gjithashtu diskutoi në lidhje me sfidat dhe kufizimet me të cilat ballafaqohen aktorët e tanguar vendorë.

Nënshkrimi i projekteve kapitale për zhvillim rural të komunës së Dibrës.

Sot në Qeveri u nënshkruajtën marrëveshje me 11 kryetarë të komunave për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të Programit për zhvillim rural.

Me informata nga zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe drejtori i Agjencisë Pagesore, Nikollçe Babovski, këto para për komunat do të jenë mjete me të cilat mund të rinovojnë rrugë, kanalizime ,rrjete të ujit etj

Qëllimi kryesor është përmisimi i kushteve në të gjitha komunat.

Për 11 komunat, Makedonski Brod, Novaci, Vinicë, Dibër, Veles, Krushevë, Çeshinovë- Obleshëvë, Pllasnicë, Kratovë, Sopishtë dhe Berovë që sot i nënshkruan marrëveshjet janë siguruar 1.5 milionë euro.

Sëbashku për Dibrën ashtu siçe duam të gjithë.

Prej sot zjarrfiksat me paga më të larta

Sot (02.09.2019), Kryetari i komunës Dr. Hekuran Duka për të punësuarit në Njësine territoriale kundër zjarrit ndau vendimet për paga dhe kompensimet tjera në të cilat për zjarrfikesit profesional parashihen 20% rritje për autorizim. Këta vendime u përpiluan në bazë të Rregullores për paga, kompenzimeve pagave dhe të ardhurave të tjera të punësuarve në administratën komunale të komunës Dibër. Poashtu ne seancen e fundit te Keshillit komunal u miratua edhe unifikimi i vleres se bodit për te tre kategorite, nënpunesit administrativ, personelin teknik dhe zjarrfikesit profesional. Komuna Dibër dhe administrata komunale edhe me të ardhmen do të jetë e gatshme që për çdo ndryshim ligjor të përgatisë dokumentacione dhe vendime që dalin si obligime ligjore.

Nesër (02.09.2019), fillon gjysmëvjetori i parë në çerdhet,shkollat fillore dhe të mesmen në Komunën e Dibrës.

Nesër (02.09.2019), fillon gjysmëvjetori i parë në çerdhet,shkollat fillore dhe të mesmen.

Njoftohen të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2019/2020 do të fillojë nesër (e Hënë).

Komuna Dibër ka marë të gjitha masat që procesi mësimor të nis normalisht.

Urime viti i ri shkollor! Suksese te gjith stafit pedagogjik dhe nxënësve. Ju priftë e mbara!