N J O F T I M

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/2005)
Më datë 18.10.2019 merret ky:

A K T V E N D I M

KONVOKOHET seanca e 28 e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 22.10.2019 (e Martë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancë propozohet ky

Rend dite

1. Përfundim   për   miratimin e   raportit për realizimin e buxhetit të komunës Dibër për vitin 2019 Kuartali III.
2. Ndryshim dhe plotësim në Buxhetin e Komunës Dibër për vitin 2019.
3.Propozim Program për mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunën Dibër për vitin 2019/2020 në kushte dimërore.
4.Propozim vendim  për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi,i ndërtuar në  PK nr. 10009 KK DIBËR-3.
5. Propozim vendim  për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi,i ndërtuar në PK nr.5408 KK Dibër-1.
6. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK nr.10012 KK Dibër-3.
7. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje. me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK nr. 10039 KK Dibër-3.
8. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK nr. 10003 KK Dibër-3.
9. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK nr. 5403 KK diber-1.
10. Propozim vendim për mospërputhje të destinimit të objektit të ndërtuar pa leje, me destinimin në dokumentacion urbanistik planor në fuqi, i ndërtuar në PK ne.5404 KK Dibër-1.