N J O F T I M
Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/2005)
Më datë 24.04.2019 merret ky:
A K T V E N D I M
KONVOKOHET seanca e njëzet e një e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 30.04.2019 (e Martë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancë propozohet :
-Miratimi i proçesverbalit të seancës së njëzetë të Këshillit të Komunës.
Rend dite
1. Raport për realizimin e Programit për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2018 me përfundim për miratim.
2. Propozim Program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2019 me përfundim për sjellje.
3. Propozim vendim për dorëheqje nga e drejta e shfrytëzimit.
4. Propozim vendim për përcaktimin e nevojës për sjelljen e dokumentacionit urbanistik planor për harmonizim të destinimit të tokës ndërtimore për PK nr. 5653 dhe PK nr.5645 KK Dibër-1.
5.Propozim vendim për përcaktimin e nevojës për sjelljen e dokumentacionit urbanistik planor për harmonizim të destinimit të tokës ndërtimore për PK nr.10713/3 KK Dibër – 3.
6. Propozim vendim për përcaktimine nevojës për sjelljen e dokumentacionit urbanistik planor për zgjerim të kufirit të planit për PK nr. 5936 Dibër – 1.
7. Propozim vendim për përcaktimin e nevojës për sjelljen e dokumentacionit urbanistik planor për zgjerim të kufirit të planit PK nr.5932/1, KK Dibër – 1.
8. Propozim vendim për lirim nga participimi për qëndrim të fëmijëve Rom, të moshës 3 deri 6 vjeç në IPKKF “BRESHIA” Dibër.
10. Mendim për Programin për ekskurzionet e nxënësve në vitin shkollor 2018/2019 për nxënësit e klasave të IX në SHFK “Said Najdeni” Dibër.