LAJMËRIM – Seanca e 35
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 26.01.2024 merret ky: A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 35 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR Seanca do të mbahet me datë 31.01.2024 (E MËRKURË)në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e propozohet ky: R e n d d i t e 1.Miratim i procesverbali nr:34. 2.Propozim program për punën në fushën e posedimit me tokën ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e Komunës Dibër për vitin 2024,me përfundim për sjellje. 3.Propozim vendim pët miratimin e Planit përfundimtar “Plan detal urbanistik për bllokun 7”, Komuna Dibër, me periudhë planifikimi 2020-2025” 4.Propozim vendim për miratimin e PROJEKTIT URBANISTIK PËR FORMIMIN TË NJË PARCELE NDËRTIMORE nga PN 4.30 dhe PN 4.31 sipas PDU për Blok 4 Lagja Venec 1 Dibër (2016-2021) me qëllim A2 -banim në ndërtesa banimi – KOMUNA DIBËR 5.Propozim dhënje pëlqim per planin financiar për vitin 2024 i NKP- Standard Dibër. 6.Propozim vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për përllogaritjen e pagesës të punonjësve në NKP Standard Dibër të cilët kanë status të nënpunsve administrativë,kryes të shërbimeve publike dhe persona ndihmës tekni për vitin 2024. 7.Тë ndryshme |