Lajmërim – Seanca e 13

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     

Më datë  01.08.2022   merret ky:                     

AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS  SË 13  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR    

Seanca do të mbahet me datë 05.08.2022 (E PREMTE) në ora  11:00 në  sallën e Këshillit të Komunës Dibër.  
Për seancën e propozohet ky:                     


     Rend   dite

1. Miratim i procesverbali nr:12
2. Propozim vendim për huamarje shtesë prej mjeteve të marra nga Banka Ndërkombëtare për rinovim dhe zhvillim (Banka Botërore) përmes Projektit të Dytë për përmisimin e shërbimeve komunale.
3. Propozim vendim për miratimin e revizionit urbanistik për Komunën Dibër.
4. Propozim vendim për shfrytëzimin e mjeteve të grantit për përfshirjen sociale dhe zonat e varfra të komunës së Dibrës në kuadër të Projektit të dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP 2) financuar me huazim nga Banka ndërkombëtare për  rindërtim dhe zhvillim(Banka Botërore).