LAJMËRIM – Seanca e 1
Në bazë të nenit 37 paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr.5/20),
Më datë 30.11.2021 merret ky:
AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 1 KONSTITUIVE TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Seanca konstituive do të mbahet me datë 03.12.2021 (E Premte) në ora 10:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën propozohet ky:
Rend dite
- Zgjedhja e komisionit verifikues.
2. Verifikimi i mandatit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Komunës Dibër.
3. Zgjedhja e komisionit kandidues për propozim të kandidatit për kryetar të Këshillit të Komunës Dibër.
4. Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit të Komunës Dibër.
5. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime.