LAJMËRIM – Seanca 51
Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të Komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05)
Më datë 17.08.2021merret ky:
AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 51 TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Konvokohet seanca e 51 e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 20.08.2021 (E Premte) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën propozohet :
R e n d d i t e
- Miratimi i proçesverbalit të seancës së 50-të të Këshillit të Komunës.
- Propozim vendim për ndryshim plotësim të Buxhetit të Komunë Dibër për vitin 2021.
- Propozim përfundim për miratim të raportit për realizimin e Buxhetit të Komunës për vitin 2021 – Kuartali i dytë.
- Raport për punën edukativo-arsimore për SHFK “Said Najdeni” për vitin 2020-2021
- Programi vjetor për punën ekukativo-arsimore të SHFK “Said Najdeni” për vitin shkollor 2021-2022.
- Raport për punën vjetore të SHFK “Penestia” për vitin shkollor 2020-2021.
- Programi për punën vjetore për SHFK “Penestia” për vitin shkollor 2021-2022.
- Raport për punën vjetore të SHFK “Riste Risteski” për vitin 2020-2021.
- Programi vjetor për punën edukativo arsimore për SHFK “Riste Ristaski” për vitin 2021-2022.
- Propozim vendim për lirim nga participimi për qëndrim të femijëve Rom të moshës 3 deri në 6 vjet në IPKKF “Breshia” – Dibër për vitin 2021-2022.
- Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në Komunën Dibër për vitin 2022.