LAJMËRIM – Seanca 48

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për  punë   të   Këshillit   të   Komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05)     
Më datë   25.05.2021 merret ky:

AKTVENDIM PËR KONVOKIMIN E SEANCËS  SË 48  TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR

Konvokohet  seanca e  48 e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë  31.05.2021 (E Hënë) në ora 11:00  në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

  Për seancën propozohet :
-miratimi i procesverbalit nr: 47

R e n d   d i t e  
1. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK ”Penestia“ – Dibër për vitin 2022.
2. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK ” Riste Risteski“ – f.Kosovrast i Poshtëm për vitin 2022. 
3. Kërkesë për marje pëlqim për statutin e ri të SHMK”28 Nëntori” -Dibër.
4. Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesve të Komunës Dibër në Këshillin e SHFK ”Penestia “Dibër.